Ne rrjet

Europa e kaloi valën e parë të pandemisë

Europa duket se është duke lënë tanimë pas krahëve valën e parë të pandemisë së koronavirusit. Qendra Europiane për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve thotë se vala e parë e përhapjes së virusit e "e ka kaluar pikun" në 20 vende të BE-së. Sidoqoftë, agjencia ka paralajmëruar vendet europiane të kenë kujdes me heqjen e masave të bllokimeve me ngut.

"Heqja e masave me nxitim, pa monitorimin e duhur mund të shkaktojë rikthimin e papritur të epidemisë," paralajmëroi drejtori i Qendrës, Andrea Ammo,

Sipas tij, masat e distancës sociale duket se po zvogëlojnë me sukses përhapjen e virusit. Në BE dhe ShBA, kurba 14-ditore e epidemisë ka rënë me 18 për qind që nga 8 prilli.

“Rreziku i ri-fuqizimit të epidemisë nëse këto masa do të hiqen gradualisht është 'i moderuar", tha Ammo. Por ky rrezik është shumë i lartë nëse masat hiqen me shpejtësi dhe nëse sistemi shëndetësor ul gatishmërinë.

“Rreziku vdekjes nga Covid-19 është i ulët në vendet që kanë marrë masa për distancimin social por 'i moderuar' për moshat e mëdha. Në vendet që nuk kanë masa të tilla, rreziku i humbjes së jetës sëmundjes është i moderuar për popullatën e përgjithshme dhe shumë i lartë për të moshuarit”, shton ai.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë