Treg

Europa e dobët me sektorin e naftës

Bursat europiane po mbajnë frymën pas një pjese të parë të javës me tregues pozitiv. Titujt kryesor, mes të cilëve FTSE MIB të Piazza Affari, lëshojnë pe duke vazhduar të monitorojnë me kujdes kushtet e tregut dhe në veçanti pasojat e tensioneve tregtare. Dobësia e çmimeve të naftës po nxit gjithashtu shitjet, të cilat kanë pësuar goditje nga të dhënat e institutit amerikan të naftës (API) për një rritje të papritur në rezervat amerikane.

Sektori i naftës vuan në këtë tablo: në Milano shfaqen dobët Tenaris, Saipem ed Eni. Dobët edhe Italgas pas prezantimit të planit të ri që, sipas a.d. Paolo Gallo, sheh me optimizëm për tu ringritur të gjithë fushat e shoqërisë. Mbetet ende poziotive situate e Telecom Italia, ndërsa priten të reja në këndvështrimin e bashkëpunimit të mundshëm me Open Fiber. Të dobëta shfaqen edhe bankat me ringritjen e spreadit (diferenca e çmimit të dhënë të aksionit me çminin e shitjes së tij) krahasuar me minimumet e fillimit të majit të cilat janë prekur dje.

Euro mbetet mbi 1,13 dollarë, spreadi shkon sërish mbi 262 pikë

Në tregun valuator, euro konsolidon pozicionet mbi 1,13 dollari e vlen 1,1333 (nga1,1315 që është bërë dje mbyllja). Monedha e përbashkët europiane këmbehet me 122,75 yen (122,80), ndërsa raporti dollar/yen mbetet në 108,33 (108,55).

Edhe bursa e Tokyos e dobët

Bursa e Tokyos, mes rezultateve pozitive dhe negative, e ka mbyllur ditën dje e penlizuar nga pasiguritë e investitorëve ku ka ndikuar nga orientimet e politikës amerikane për tarfita doganore. Indeksi Nikkei humbi 0.35% (-74.56 pikë) në 21,129.72 pikë dhe indeksi i përgjithshëm Topix ra 0.45% (-7.10 pikë) në 1.554 , 22 pikë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë