Para

Eurobondi 600 mln euro-Shqipëria e ka të vështirë të gjej konsulentin

Në dhjetor 2019 dhe janar 2020 qeveria hapi një tender ku kërkonte një konsulentë  për ta udhëhequr gjatë rrugëtimi në tregjet e kapitalit për herë të katër duke kërkuar 600 milion euro borxh.

Por të dyja procedurat kanë dështuar dhe autoriteti kontraktor i ka anuluar pasi ka pasur  vetëm një kompani në garë. Pritej që pjesa më e vështirë të ishte emetimi i Eurobondit 600 milionë euro, por siç duket barriera kanë nisur që më herët.

Kompanitë konsulente në tregjet e kapitalit janë hallka kyçe e suksesit të procesit për vendet që duan të emetojnë një Eurobond.  

Për konsulentin fitues Financat në të dyja rastet kishin vendosur një fond limit mbi 23 milionë lekë, por të dyja herët dështuan.

Por për çfarë do të përdoren paratë e Eurobondit?

Ministria e Financave dhe Ekonomisë, si autoriteti që ka të drejtën e përzgjedhjes së konsulentit të procesit, si dhe të bankave që hyjnë si Joint Leader  ka qenë e kufizuar në deklaratat e saj lidhur me këtë çështje.

Shuma fillestare për të cilën qeveria synonte të dilte në tregje këtë vit ishte 500 milionë euro, duke synuar që pas pagesës së Eurobondit ekzistues prej 200 milionë eurosh, teprica të shkonte për nevojat e brendshme të financimit por siç duket tërmeti i 26 nëntorit 2019 e detyroi të rris shumën.

Nëse  qeveria shqiptare arrin të shes eurobondin borxhi i jashtëm i Shqipërisë arrin në 1.15 miliardë euro.

Në vitin 2010, kur Shqipëria shënoi daljen e saj të parë në tregjet e kapitalit për të marrë një Eurobond me vlerë 300 milionë euro, arriti të siguronte një interes në kupon fiks prej 7.5% dhe një afat maturimi 5-vjeçar.

Dalja e dytë e Shqipërisë ishte më 5 nëntor 2015 për 450 milionë euro. Kuponi fiks i siguruar në këtë dalje ishte 5.75% me 5 vjet maturim. Dalja e dytë është përkthyer në një interes më të ulët. Dhe së fundmi, dalja në 2018 mban interesin më të ulët historik të arritur nga Shqipëria në tregjet e kapitalit.  Nga kjo dalje u emetuan 500 milionë euro me një kupon fiks prej 3.55% dhe afat maturimi 7-vjeçar.

Në raport me veten kjo shënoi përmirësim dhe dukshëm madje. Po në raport me fqinjët në atë kohë Shqipëria performoi më dobët.

Maqedonia, e cila është marrë si etalon krahasimi pasi është vendi që ka tipologji ekonomike të ngjashme me Shqipërinë, por parametra makroekonomikë shumë më të favorshëm, ja doli të merrte një borxh me kushte më të mira.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë