Tregu valutor ka reaguar për të dytën ditë me radhë pasi të mërkurën nga Banka e Shqipërisë u mësua se do të ndërhynte në tregun valutor duke blerë 3-4 mln euro.
Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë një euro është këmbyer sot me 123.84 ose 0,06 pikë përqindjeje më shumë se një ditë më parë. Por kjo ulje ka qenë më e ulta e javës në mbyllje.
Në fakt monedha e përbashkët euro e ka nisur këtë javë me rritje dhe po e mbyll në rritje.
Ditën e hënë një euro sipas kursyt zyrtar të Bankës së Shqipërisë është këmbyer me 123, 4 lekë duke vijuar të rritet të martën kur një euro do të këmbehej me 123,35 lekë.
Të mërkurën një euro është këmbyer me 123,50 lekë dhe të enjten me 123,78 lekë.
Këtë javë euro është rritur me 0,6 lekë, por rritja e sotshme ka qenë më e ulta e javës.
Ashtu siç e kishin parashikuar edhe agjentët e këmbimit valutor në kryeqytet, ata nuk prisnin ndonjë ndikim të jashtëzakonshëm nga ndërhyrja në treg e Bankës së Shqipërisë.
Agjentët thanë një ditë më parë për gazetën “Si” se “kjo është një procedurë normale e Bankës së Shqëipërisë dhe nuk presim të ketë ndikim të madh. Shqetësim për kursin e këmbimit mbeten eurot jashtë sistemit, informale.”
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.