Lajme

Euro të falsifikuara, kapet 30-vjeçari në Vlorë

Në sajë të operacionit policor “Vjeshta”, Policia e Vlorës ka goditur një rast të përdorimit të kartëmonedhave false.
Si rezultat i këtij operacioni, është vënë në pranga 30-vjeçari me inicialet G. M, i dyshuar si posedues i tyre.
Siç njofton policia, autori është kapur pranë lagjes “29 Nëntori” në Vlorë për përdorim të kartëmonedhave false në një aktivitet privat.
Nga kontrolli i ushtruar në këtë aktivitet, policia ka gjetur të fshehura 750 euro, të dyshuara si të falsifikuara, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
Materialet iu referuan Prokurorisë në ngarkim të këtij shtetasi, për veprën penale “Falsifikimi i monedhave”.

https://www.facebook.com/1502420603377639/videos/545252572886069/?__xts__[0]=68.ARAP6Yd7zfLKgXvXBurMxGIu-baYCjSu0Bp7JvKda7x33jZFx6WahpcS_t4o4HwsHoQFFMrU5DVJ8_8iI0bhLWIOermNaGZSoEb81rBh7bkuU6IM6ST7CHFP-6GrtiASkz0GCha53Lz_LvfDgM5qsXDyJMQ7sm258bIYp5jqdIpzkNVkb34ljk94OM5pIxS979FNPcmVdPT8EdhZ-jA4TI7Ij6HY-yMn-W0LjoR71fL8X4V4V_qCSHDIBbpM4dq_X3y4OBLKZaBUKTPr7KSvYarvZywAY1hrV8Ee6Y3ez57BlSGr5HpSchHZrw8Ir-EtxORaM0nxpy8Ldju8Ij2LzNZE-q3VxU5j2q1YGUw3&__tn__=-R

Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë