Para

Euro në pikiatë, e ndikuar nga tregu ndërkombëtar

Gushti ka nisur me një goditje të fortë të euros në tregun vendas dhe atë ndërkombëtar.
Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë një euro është këmbyer sot me 121,49 lekë duke pësuar një rënie prej 0,15 pikësh nga një ditë më parë.

Agjentët e këmbimit valutor shprehen se kjo është dita më e keqe për euron që nga fundi i 2017-ës, të cilët shpjegojnë si arsye ndikimin nga tregu ndërkombëtar, duke shtuar edhe ardhjen e emigrantëve.

Në tregun ndërkombëtar 1 EUR është këmbyer me 1.1036 USD (dollar amerikan) sipas poundsterlinglive.com që e cilëson nivelin e sotshëm të këmbimit si më të keqin në 10 vitet e fundit.

Referur faqes ndërkombëtare, niveli më i mirë i këmbimit ka qenë 1.1776 më 20/09/2018.
Sipas Financial Times, dollari pati një rritje të qëndrueshme të enjten pas sinjaleve se Rezerva Federale e Sh.B.A-ve ka ndërmend të ndërmarrë një qasje të kujdesshme në uljen e normave të interesit të SHBA-ve, duke goditur euron dhe duke lënë paundin të ekspozuar në mes të pasigurisë politike të Mbretërisë së Bashkuar.

Paundi u këmbye në një nivel të ulët, më të ultin në 30 muaj. Duke rënë me 0.4 për qind në 1.2100 dollarë , një nivel që nuk shihet që nga Janari 2017.
Investitorët gjithashtu ndjehen të pasigurtë nga perspektiva e mungesës së një marrëveshjeje nën kryeministrin e ri të Mbretërisë së Bashkuar Boris Johnson.
Euroja gjithashtu ra me rreth 0.4 përqind.

Pasi Fed vendosi një ulje të normës bazë prej 25 pikë , sqaroi se kjo nismë nuk do të thotë domosdoshmërisht lehtësim të mëtejshëm.
Indeksi i dollarit, u rrit me 0.3 përqind në 98.865 - niveli i tij më i lartë që nga maji 2017.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë