Para

Euro në kufijtë e 101 lekëve. Java mbyllet ‘me të kuqe’ për të gjitha valutat

Nga Gazeta 'SI' - Monedha europiane e ka mbyllur javën ‘në të kuqe’ kundrejt lekun, duke prekur vlerën më të ulët që nga korriku. Të premten e 1 dhjetorit, një euro këmbehet me 101.17 lekë sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë. Në 24 orë, euro është zhvlerësuar me 0.8 pikë.

Një dollar këmbehet me 92.89 lekë dhe një paund me 117.42 lekë, me rënie nga një ditë më parë.

Për euron skenari është i ngjashëm me atë të muajit korrik, kur preku nivelin e 100.5 lekëve, pika më e ulët e monedhës kundrejt lekut. Atëherë, Banka e Shqipërisë arsyetonte se numri i lartë i turistëve në vend po zhvlerëson monedhën europiane. Por tani, hyrjet në Shqipëri janë në shifra shumë më modeste se ato të muajve të verës.

Festat e fundvitit, konsumi i shtuar dhe kthimi i emigrantëve në atdhe kanë qenë gjithmonë faktorë të zhvlerësimit të euros, por në një masë shumë më të vogël krahasuar me sezonin turistik.

Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, në një deklaratë për mediat, tha se “ky është kursi I ri i këmbimit tashmë” dhe nuk ka më kthim pas. Një javë më parë, BSH hyri në treg dhe bleu 16.5 mln euro, por nuk pati asnjë efekt në kursin e këmbimit


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë