Para

Euro digjitale do të ketë fillimisht rol të kufizuar

Euro digjitale e cila është në procesin e krijimit nga Banka Qendrore Europiane, duhet të ketë fillimisht një rol të kufizuar pasi mund të jetë shkak i çrregullimit të sektorit financiar, tha Presidenti i Bundesbank, Jens Weidmann.

“Qasja e euros digjitale duhet të ndodhë hap pas hapi  dhe më vonë mund të shtohen funksionalitet të tjera”.

Banka Qendrore Europiane i dha dritë jeshile euros digjitale në fillim të kësaj vere, por ajo mund të kërkojë 5 vite punë deri sa të bëhet funksionale.

Pasi Banka deklaroi se do ti duhet një testim dy vjeçar që do të shqyrtojë “çështjet kryesore në lidhje me hartimin dhe shpërndarjen” e euros digjitale dhe do të analizojë ndikimin e saj të mundshëm në treg. Dhe pas kësaj, do të përpiqet të fillojë zhvillimin e euros digjitale, një proces që “mund të zgjasë rreth tre vjet”.

Ndër shqetësimet e tij kryesore, Weidmann argumentoi se në kohë krize, konsumatorët mund të nxitojnë të konvertojnë depozitat e tyre bankare në para të bankës qendrore, duke destabilizuar sistemin financiar pasi tërheqin paranë konvencioanle, një burim kryesor financimi.

Burimi: Reuters/ Përshtati: Gazeta “Si”


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë