Para

Euro dhe dollari po mbyllin javën në një minimum të ri historik

Nga Gazeta ‘Si’-Euro po e mbyll javën në një minimum të ri historik.

Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, një euro po këmbehet me 104.36 lekë, 0.22 lekë më pak se dy ditë më parë.

Në fillim të vitit, euro këmbehej me 114.54 lekë ndërsa tani leku është forcuar me 10.2 lekë, ose 8.8%.

Në tendencë rënëse ishin dhe valutat e tjera. Dollari ra me 0.9 lekë, në 95.85 lekë, duke u luhatur në nivelet më të ulëta të 12 viteve të fundit.

Paundi britanik zbriti në 122.21 lekë, ose 0.27 lekë më pak se dy ditë më parë.

Në rënie ishte dhe franga zvicerane, me 0.15 lekë, duke u këmbyer me 107.07 lekë.

Vitet e kaluar, përgjithësisht rënia sezonale niste në mes të korrikut e kulmonte në gusht, por këtë vit nënçmimi i valutave ka qenë i pranishëm pothuajse përgjatë gjithë vitit dhe është intensifikuar ndjeshëm që nga maji.

Në tregjet europiane, euro lëvizi rreth nivelit 1.09 dollarë ndërsa investitorët vlerësuan potencialin për një periudhë të zgjatur të normave më të larta të interesit kundrejt të dhënave që tregojnë një ngadalësim të rritjes ekonomike dhe lehtësimin e presioneve inflacioniste në të gjithë zonën e euros. 


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë