Para

Euro/ Depozitat bankare patën rënien më të madhe gjatë korrikut që nga koha e pandemisë

Nga Gazeta ‘SI’ - Stoku i depozitave ra përsëri gjatë muajit korrik duke u ulur në vlerën e 1.23 trilion lekëve, shifra më e ulët në një vit. Nga qershori në korrik shuma e “humbur” rezulton mbi 14 mld lekë.

Sigurisht një pjesë e madhe e këtyre parave janë zhdukur si pasojë e zhvlerësimit të euros, monedhë që dominon depozitat, të cilat në raportimin në lekë, rezultojnë më pak. Një arsye tjetër e rënies së stokut mund të jetë edhe tërheqja e parave nga depozituesit.

Depozitat në valutë kanë rënë me 1.8% në raport mujor, me rreth 12 mld lekë. Ato në lekë kanë rënë me 0.3%, rreth 2 mld lekë.

Tendenca e rënies së depozitave nisi në shkurt të këtij viti dhe nuk ka ndalur, për më tepër është intensifikuar, në sinkron kjo edhe me kursin e këmbimit. Rënia e korrikut është më e forta që nga koha e pandemisë. Në korrik, euro iu afrua kufirit të 100 lekëve.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë