Futboll

‘Euro 2024’/ VAR-i do të instalohet në qendrën ndërkombëtare të shtypit

Një situatë vërtet kurioze do të ndodhë qershorin e ardhshëm gjatë Kupës së Europës në Gjermani. E veçantë është se UEFA ka planifikuar që dhoma VAR-it do të jetë një, nga e cila do të kryhet performanca në të gjitha ndeshjet e turneut.

Dhomat e dedikuara për VAR do të vendosen në Qendrën Ndërkombëtare të Shtypit (IBC ose International Broadcast Center), e cila do të jetë e vendosur në qytetin e Leizpig.

Konkretisht, do të jetë në Leizpig Messe, e cila është hapësira e zgjedhur nga ku mediat që vijnë për të pasqyruar ngjarjen do të mund të kryejnë punën e tyre.

Shpjegimi për këtë vendim është shumë i thjeshtë. IBC do të jetë gjithashtu vendi nga i cili imazhet “Euro 2024” do të shpërndahen në të gjithë botën.

Domethënë, të gjitha imazhet e të gjitha ndeshjeve të turneut do të mbërrijnë në këtë hapësirë, me secilën prej kamerave të aktivizuara në stadiume të ndryshme.

Kështu, dhomat janë aktivizuar që të mund të kryhet aktiviteti VAR. Përveç ndeshjes së fundit të fazës së grupeve ku do të luhen dy ndeshje në të njëjtën kohë (qoftë në orën 18:00 ose 21:00), në pjesën tjetër të ndeshjeve do të jetë e nevojshme të përdoret vetëm një dhomë VAR sepse ndeshjet do të mbahen në periudha të ndryshme kohore.

Pikërisht të gjithë 20 gjyqtarët e VAR-it, do të përqendrohen në qytetin e Leizpig. Në rastin e gjyqtarëve kryesorë, ndihmësve dhe arbitrave të katërt ata do të përqendrohen në Frankfurt.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë