Futboll

Euro 2020/ UEFA detyron Ukrainën të ndryshjë fanellë, jo sloganeve politike

UEFA i ka kërkuar zyrtarisht Ukrainës të modifikojë fanellën e ekipit kombëtar të futbollit që do të marrë pjesë në Europian. Vendimi është marrë pas protestave të Rusisë, që e konsideroi një fanellë "politike" atë të ukrainasve. Organizimi që drejton futbollin europian i ka vlerësuar të drejta pretendimet e Rusisë, duke e vlerësuar "politik" sloganin "Lavdi heronjve tanë”, që Ukraina kishte në fanellë.

Në fanellë shfaqet harta e shtetit të Ukrainës, duke përfshirë edhe gadishullin e Krimesë, që është territor rus. Në konferencë shtypi, Andrij Shevçenko, trajneri i Ukrainës, ka mohuar që të ketë pasur një incident diplomatik për shkak të fanellës.

Fanella e Ukrainës. Gazeta Si, 10 qershor 2021

"Pasi kemi zhvilluar një analizë më të thellë, - shpjegon UEFA, - ky slogan i përdorur gjatë rebelimit popullor antirus në Maidan, në 2014-ën, është qartësisht i një natyre politike, kështu që duhet tërhequr në prag të ndeshjeve të një kompeticioni të UEFA-s".


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë