Euro Retro

EURO 2008: Spanja dhe lindja e Tiki-Taka

Turnetë e mëdha shpesh mbahen mend jo vetëm për ekipet që i fituan ato, por edhe për ata që lanë gjurmët e tyre përmes paraqitjeve të shkëlqyera. Skuadra legjendare e Brazilit e vitit 1970, ekipi i Argjentinës i vitit 1986, frymëzuar nga Diego Maradona i madh, dhe madje edhe ekipi kombëtar i shkëlqyeshëm Holandez i vitit 1974, i udhëhequr nga Johan Cruyff. Të gjitha këto tre skuadra kanë një gjë të përbashkët: Ata ishin absolutisht fantastikë. 38 vjeç e 257 ditë ishte Ivica Vastić, kur shënoi golin me penallti për Austrinë në ndeshjen me Poloninë. Ai hyri në histori si lojtari më i vjetër që realizonte në finalet e një Evropiani.

Euro 2008 hyn në këtë kategori, me një ekip që revolucionarizoi futbollin ndërkombëtar me stilin e saj krijues por shkatërrues të lojës. Spanja, një komb që ishte nën ndikimin në skenën ndërkombëtare për kaq shumë kohë, pavarësisht se kishte gjithmonë një skuadër të talentuar, thjesht shpartalloi ekipet e tjera në Kampionatin Evropian 2008, i cili u zhvilloi në Zvicër dhe Austri. Modeli inovativ i lojës tiki-taka e bëri ‘’Las Furia Roja’’ mbretërit e posedimit, pasi ata hipnotizuan skuadrat duke arritur rrugën e tyre drejt lavdisë.

Stili i futbollit total i Barcelonës, i injektuar edhe te “furitë e kuqe”, tashmë ishte fitues edhe në nivel ndërkombëtar. Për iberikët kishte nisur një epokë dominimi, ndërkohë që bëheshin kombëtarja e dytë që i fitonte të gjitha ndeshjet e grupit dhe finalen (e bënte Franca në Evropianin e 1984-ës). Spanja bëhej gjithashtu skuadra e parë që prej Gjermanisë më 1996-ën që e fitonte turneun pa pësuar asnjë humbje.

Duke luajtur me një temp të lartë, stil energjik, mbi një përpjekje të furishme, Spanja e vitit 2008 kishte adoptuar një qasje që do t'i shihte ata të dominonin dhe të fillonin një epokë epërsie të paparë në epokën moderne.  Ashtu si Greqia në 2004 , harmonia kolektive ishte e dukshme, por Spanja kishte shtesa thelbësore të teknikës precize, krijimtarisë krijuese, lëvizjes së përhershme dhe sulmit shkatërrues që e bëri La Roja të papërmbajtshëm në 2008.

Para Euro 2008, Spanja gjithmonë konsiderohej e talentuar, por e brishtë dhe me një lloj kompleksi inferioriteti kur bëhej fjalë për turne të mëdha. Përkundër një historie që shtrihet mbi 100 vjet që kur ata u bënë anëtarë të FIFA në 1904, La Roja ka arritur vetëm në gjysmë-finale ose në një fazë më të lartë të Kupës së Botës ose Kampionatit Evropian tri herë: në 1950, 1964 dhe 1984. Por në 2008 , Spanja u transformua plotësisht, me ndryshimin që ndodhi më shumë në fushë sesa në mentalitetin e kombit.

Ekipet Pjesëmarrëse

Organizatorët e Zvicrës çelin turneun me një humbje ndaj Çekisë. Të pozicionuar në Grupin A, helvetët do të dështonin të kualifikoheshin më tej, ndërsa Portugalisë së vendit të parë iu bashkua surpriza Turqi. Spanja filloi udhëtimin e tyre në Euro 2008 në Grupin D së bashku me kampionët në fuqi të Evropës, Greqinë, Suedinë dhe Rusinë. Në ndeshjen hapëse, La Roja u përball me Rusinë, e cila kishte dalë nga grupi i tyre kualifikues si nënkampione në Angli në momentin e fundit. Një hat-trick nga David Villa çoi në një fitore të theksuar 4-1, një shenjë e hershme që njerëzit e Aragones kishin ardhur për të dominuar. Dy fitore të tjera 2-1 ndaj Suedisë dhe Greqisë e vendosën Spanjën në krye të Grupit D me pikë maksimale. Skuadra e Guus Hiddink impresionon me freskinë fizike dhe kualifikohet pas iberikëve. Greqia tregoi se “Euro 2004”-të ishte një surprizë dhe shkurorëzohet në mënyrën më të turpshme të mundshme, (koleksionon 3 humbje dhe shënon vetëm 1 gol).

Nuk mungojnë surprizat as në Grupin B. Për Gjermaninë është një grup i lehtë në letër, me Austrinë (vendin tjetër organizator) dhe Poloninë dhe Kroacinë. Pikërisht ballkanasit do t’i surprizonin djemtë e Löw në ndeshjen e dytë falë golave të Srnasë dhe Oliçit. Fitorja 2-0 me Poloninë dhe 1-0 me Austrinë do t’i kualifikonte rekordmenët të dytët.

Në grupin e ashtuquajtur të hekurt Grupi C, Holanda është perfekte. Kualifikohet me 3 fitore, duke lënë pas Italinë, Rumaninë dhe Francën që zhgënjeu totalisht. “Tulipanët” nuk patën mëshirë për “axurrët” me një fitore 3-0, ndërsa do t’u jepnin të njëjtin leksion edhe “gjelave” 4-1.

Në grupet e tjera, Turqia ishte surpriza e dytë e turneut, duke fituar emrin "mbretërit e golave të vonë". Ballkanasit do të linin pas çekët me 3 pikë, pasi mundnin Zvicrën dhe vetë Çekinë me një përmbysje spektakolare nga 0-2 në 3-2 në frymën e fundit të ndeshjes.

Sidoqoftë, magjia e Turqisë nuk mbaroi këtu. Në çerekfinale, ata u ndeshën me Kroacinë, e cila kryesoi grupin e tyre pas një fitore të befasishme ndaj Gjermanisë. Koha e rregullit përfundon 0-0, ndërsa në 2 minutat e fundit të shtesës skuadrat shënojnë dy herë për ta vendosur gjithçka nga penalltitë. Është skuadra e Fatih Terimit, ajo që vazhdon ëndrrën pas gabimeve të Modric, Rakitic dhe Petric nga pika e bardhë. Mjerisht, ëndrra turke u shkatërrua kur Philipp Lahm shënoi golin e fitores në minutën e fundit të kohës normale për të dërguar Gjermaninë në një tjetër finale të madhe të turneut.

Gjermania ka shansin të hakmerret për atë humbje turpëruese, 4 vite më parë ndaj Portugalisë. Brezi i Lahmit dhe Shvajnit është në një tjetër nivel. Lëv ka ndërtuar një skuadër që është e vetmja që mund të thyejë Spanjën. Dhe luzitanët do ta përfundojnë këtu aventurën e tyre. Tre herë kampionët e Evropës janë një uragan. Shvajni dhe Klose zgjidhin shpejtë ndeshjen, ndërsa goli i Gomeshit jep vetëm shpresë, sepse Balak bën 3-1 dhe zhvlerëson golin e Postigës 3 minuta nga fundi.

Spanja dhe Italia u përballën me njëra-tjetrën në çerekfinalen e fundit të Euro 2008. Me Mbretin Juan Carlos në tribunë, ishte kryesisht Spanja ajo që mori kontrollin e lojës. 120 minuta përfundojnë pa gola, ndërsa për Arragonesin kjo ishte finalja që duhej fituar. Gabimet e De Rosit dhe Di Natales dërgojnë në shtëpi “axurrët”.

Rusia ishte pengesa e fundit në rrugën e Spanjës për në finalen e tyre të parë, takimi i dytë midis dy skuadrave pas fitores 4-1 të Spanjës në ndeshjen e tyre të hapjes së grupeve. Ndryshe nga ndeshja paraprake, Rusia ishin shumë të dobët në krahasim me Spanjën. Ata i përballuan Spanjës vetëm 50 minuta. Xavi, Guiza dhe Silva, shënuan tre herë për të dërguar Spanjën në finale, ku do të përballej me Gjermaninë..

Spanja do ta dominonte finalen, edhe pse do ta fitonte atë vetëm falë një mrekullie të Fernando Torresit në minutën e 33-të. Ksavi- Iniesta ishin perfekt në mesfushën gjermane, ndërsa “El Ninjo” goditi dhe një shtyllë. “Jam krenar që drejtoj skuadrën më të mirë të kontinentit dhe që luajti futbollin më të bukur në Evropian”, – do të thoshte Arragones përpara se të linte stolin. “Plakushi” do t’i trashëgonte Del Boskes një skuadër plot talent dhe të ardhme.

Befasitë evropiane - Turqia 2008

Çdo ndeshje e Turqisë në këtë kampionat pas ndeshjes së parë ka qenë për histori. Fatih Terim drejtonte kombëtaren me koeficientin të dytë më të dobët me vetëm Emren dhe Rustun si veteranë. Portugezët i kishin mposhtur me rezultatin 2-0. Ndërkohë zviceranët po udhëhiqnin pas pjesës së parë me golin e Hakan Yakinit. Me një këmbë jashtë kampionatit, Mehmet Topal dhe Semih Senturk angazhohen në pushim. Këto dy kombëtare ishin në marrëdhënie të tensionuara pas ngjarjeve të tri viteve më parë. Semih kishte dhënë frytin 12 minuta pas angazhimit, derisa Arda Turan kishte kurorëzuar shfaqjen e tij në kohën shtesë.

Kundër Çekisë ishte ndeshja më e veçantë. Rezultati i barabartë do të detyronte penalltitë në fazën e grupeve për herë të parë. Çerek ore para fundit kualifikimi çek dukej punë e kryer. Arda Turan barazon pas një gjuajtje që s’do të duhej të fuste në telashe portierin më të mirë të asaj kohe, Petr Cech. Por, 12 minuta më vonë, Cech do të bënte gabimin më trashanik në karrierën e tij. Harkimet e Hamit Altintop kanë qenë edhe më problematike se gjuajtjet e tij nga jashtë zone. Një harkim i tillë kishte rrëshqitur nga duart e Cech për tu shndërruar në gol nga Nihat. Tre minuta më vonë, Hamit tek Nihat, që ky i fundit të shënoj një gol të shkëlqyeshëm për çerekfinale.

E çerekfinalja kundër kroatëve ishte edhe më e çmendur. Kroatët vinin me gjeneratën më të mirë që nga e ‘98ta. Kishin mposhtur Gjermaninë, Poloninë, e Austrinë. Kundër turqve s’do të duhej të kishin probleme. Srna dhe Pranjic kanë qenë harkues të shkëlqyeshëm, Rakitic dhe Modric jepnin shkëndijat e para të talentit të tyre kreativ, derisa në sulm ishte Klasnic, Olic, e Petric që po shkatërronin rrjetat e Bundësligës.

Me pak fat, turqit do të kishin kaluar gjermanët që kurrë nuk kanë shfaqur potencialin e plotë nën menaxhimin e Loew, pa marr parasysh titullin e fundit. Ballack, Klose, Lahm, Podolski, Schweini, Metesacker, e Metzelder të vuanin për të mposhtur kombëtaren që mëzi kishte hedhur në fushë 11 veta është dështim. Dështimi u vërejt në finale kundër spanjollëve, ku edhe një herë u vërejt se gjermanët nuk dinë të menaxhojnë lojën kundër kombëtareve që preferojnë mbrojtjen para sulmit si Italia e Spanja.

Ndeshjet

Formati i turneut Euro 2008 kishte mbetur praktikisht identik që nga riparaqitja e tij në 1996, me vetëm disa ndryshime të vogla nga Kampionati Evropian i katër viteve më parë. Ndryshimi i vetëm i dukshëm kishte të bënte me rregullin e golit të artë, i cili u hoq njëherë e përgjithmonë pas Euro 2004. Në total, 16 skuadra kishin rezervuar vendin e tyre në finale, duke përfshirë disa të kthyer, disa debutues dhe një mungesë të konsiderueshme. Nga të munguarit nga turneu i mëparshëm, Rumania dhe Turqia u kthyen, ndërsa vendi pritës Austria dhe Polonia morën pjesë për herë të parë në histori. Anglia ishte mungesa e madhe pasi nuk arriti të kualifikohej në Kampionatin Evropian për herë të parë që nga 1984.

Euripiani i 14-të, që u luajt në "Poloni dhe Ukrainë", ishte i fundit me këtë format. Sepse, duke nisur prej "Euro 2016", UEFA vendosi që ta zgjerojë numrin e skuadrave pjesëmarrëse në finalet e kompeticionit nga 16 në 24 skuadra. Në 'Francë' 2016" nuk do të ketë më 4 grupe me nga 4 skuadra, por 6 grupe me 4 skuadra dhe u shtua raundi i 1/8-ve.

GRUPI A

SkuadraN.FBHP
Portugali32016
Turqi32016
Çeki31023
Zvicër31023

ZVICËR – ÇEKI 0-1

PORTUGALI – TURQI 2-0

ÇEKI – PORTUGALI 1-3

ZVICËR – TURQI 1-2

ZVICËR – PORTUGALI  2-0

TURQI – ÇEKI 3-2

GRUPI B

SkuadraN.FBHP
Kroaci33009
Gjermani32016
Austri30121
Poloni30121

AUSTRI – KROACI 0-1

GJERMANI – POLONI 2-0

KROACI – GJERMANI 2-1

AUSTRI – POLONI 1-1

AUSTRI – GJERMANI 0-1

POLONI – KROACI 0-1

GRUPI C

SkuadraN.FBHP
Holandë33009
Itali31114
Rumani30212
Francë30121

RUMANI – FRANCË  0-0

HOLANDË – ITALI 3-0

ITALI – RUMANI 1-1

HOLANDË – FRANCË  4-1

HOLANDË – RUMANI 2-0

FRANCË  – ITALI 0-2

GRUPI D

SkuadraN.FBHP
Spanjë33009
Rusi32016
Suedi31023
Greqi30030

SPANJË – RUSI 4-1

GREQI – SUEDI 0-2

SUEDI – SPANJË 1-2

GREQI – RUSI 0-1

GREQI – SPANJË 1-2

RUSI – SUEDI 2-0

ÇEREKFINALET

PORTUGALI – GJERMANI 2-3

KROACI – TURQI 1-1

HOLANDË – RUSI 1-3

SPANJË – ITALI 0-0

(Kualifikohet Spanja 4-2 me penallti)

GJYSMËFINALET

GJERMANI – TURQI 3-2

RUSI – SPANJË 0-3

FINALJA (29 QERSHOR 1996, VJENË)

GJERMANI – SPANJË 0-1

TOP 11

Dominuan Evropianin me lojë dhe emra. Sepse në formacionin më të mirë të kampionatit evropian gjenden më shumë se gjysma e ekipit spanjoll. Kampionët e Evropës do të fitonin dhe trofeun e sulmuesit më të mirë në finalet e “Euro 2008”. Kështu, golashënuesi i turneut u shpall sulmuesi David Villa. Tripleta që i shënoi Rusisë në fazën e grupeve (4-1), do ta bënte pjesë të historisë yllin e Valencias.

David Villa

PORTIER: Iker Casillas (Spanjë)

MBROJTËS: Carlos Marchena (Spanjë)

MBROJTËS: Carles Puyol (Spanjë)

MBROJTËS: Yuri Zhirkov (Rusi)

MBROJTËS: Philipp Lahm (Gjermani)

MESFUSHOR: Marcos Senna (Spanjë)

MESFUSHOR: Xavi Hernández (Spanjë)

MESFUSHOR: Hamit Altıntop (Turqi)

MESFUSHOR: Luka Modrić (Kroaci)

SULMUES: Andrei Arshavin (Rusi)

SULMUES: David Villa (Spanjë)


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë