Euro Retro

EURO 1984, edicioni i Platini

Dy javë spektakolare në futbollin evropian prodhoi Franca në vitin 1984. I ashtuquajturi Evropiani më i mirë i organizuar deri më tani, ishte dëshmitari i një turneu spektakolar të vendësve. 2 vite më parë në botëror, “gjelat” kishin prekur gjysmëfinalet, por tani të besuarit e Michel Hidalgo ishin edhe më të përgatitur. Me portierin e ri Joël Bats, forcën e Luis Fernández në mesfushë, dhe magjisë së trios Platini, Alain Giresse dhe Tigana, transalpinët kishin ndërtuar një skuadër ëndrrash.

Franca, që kishte fituar 6-3 kundër Gjermanisë Perëndimore në Botërorin suedez më 1958 dhe kishte zënë kështu vendin e tretë, nuk kishte mundur të ngjitej më lart se kaq edhe në Euro ‘60-tën, që ishte zhvilluar në stadiumet e saj dhe ku kampionë ishin bërë sovjetikët. Por nuk ndodhi kështu në Euro ‘84-ën, ndeshjet e të cilit u zhvilluan në stadiumet “Parc de Princ” të Parisit, me kapacitet 48. 400 shikues, të Len me 43. 500, të Nantës me 52. 923, të Lionit me 41. 180, të Sent Etjenit me 36. 000, Strasburgut me 40.000 dhe Marsejës me 33.000 shikues. Pas Spanjës, fituese në finalen e Madridit kundër B. Sovjetik, ishte e dyta skuadër e vendit organizues e një evropiani që bëhej kampione. Por e një niveli më të lartë se skuadra iberike 1964-ës.

Ekipet Pjesëmarrëse

E njëjta skemë si në “Itali 1980” u aplikua edhe në këtë turne. Por, ajo çka do të mbahet mend është fakti se në këtë Evropian janë vetëm 3 skuadra finaliste nga 8 që morën pjesën në turneun e 4 viteve më parë. Platini shënoi golin e vetëm në ndeshjen e parë të vendësve kundër Danimarkës. Më pas ylli i Juves do të shënonte tripleta ndaj Belgjikës dhe Jugosllavisë në fitoret respektive 5-0 dhe 3-2, duke u klasifikuar të parët në Grupin 1. Në vend të dytë u klasifikua Danimarka, ndërsa gjysmëfinalet u rikthyen edhe një herë pasi ishin hequr në “Itali 1980”.

Nordikët me yjet si Preben Elkjær, Morten dhe Jesper Olsen, arritën deri në përballjen e 4 skuadrave më të forta në Lion. Atje ata do të gjenin fituesin e Grupit 2, Spanjën, e cila kishte arritur barazime 1-1 me Rumaninë dhe Portugalinë përpara se Antonio Maceda t’u dhuronte një fitore në sekondat e fundit me Gjermaninë Perëndimore. Kjo solli eliminimin e “pancerave” dhe u lejoi portugezëve të kualifikoheshin në vend të dytë dhe siguronin një biletë në gjysmëfinalen e Marsejës përballë organizatorëve. Spanja preku finalen, pasi eliminoi danezët nga pika e bardhë. Por Franca nuk e pati edhe aq të lehtë të shkonte në Paris. Gjysmëfinalja me luzitanët kërkoi kohën shtesë, ndërsa heroi Rui Jordão i kaloi dhe në avantazh 2-1 në kohën shtesë. Por fati i “Les Blues” ishte vendosur.  

Më të vështirën e kishin bërë dhe në “Parc de Princes”, Platini do të mposhte portierin Luis Arconada nga goditja e dënimit në minutën e 57-të, ndërsa Belon do vuloste gjithçka në minutën e fundit dhe trofeun e parë në histori. “Është një gëzim i papërshkueshëm. Ta fitonim trofeun përpara tifozëve tanë ishte dhe qershia mbi tortë”, – tha Platini pas finales.

Mungesa e Italisë

Ku është Italia? Të gjithë bënin të njëjtën pyetje në "Francë 1984". Ku janë kampionët e botës? Shija e fitores së trofeut më të rëndësishëm të momentit në vitin 1982 nuk kishte kaluar ende nga heronjtë e Bearzotit. Por ata dështuan të kualifikoheshin në finalet e Europianit 2 vite më pas, duke lënë një njollë të madhe në futbollin vendas. Të kaltrit, të klasifikuar në Grupin 5 të eliminatoreve, absolutisht të kalueshëm, e nisin në mënyrën më të keqe fushatën e kualifikuesve me 3 barazime, dy prej të cilave në shtëpi kundër Çekosllovakisë dhe Rumanisë, dhe pastaj në Qipro. Dështimi duket i hipotekuar që pas 3 ndeshjeve të para. Skuadra nuk funksionon dhe mbi të gjitha i mungon grinta. Ata duken të ngopur nga suksesi i Spanjës. Rumania, e drejtuar nga Mircea Lucescu, u merr 3 pikët italianëve në Bukuresht me të zakonshmin László Bölöni, ndërkohë që Suedia bën të njëjtën gjë me Stromberg më në formë se kurrë. Nordikët fitojnë si në shtëpi (2-0) ashtu edhe në Napoli (0-3), duke u renditur të dytët në grup. Më pas vjen humbja në Pragë ndaj Çekosllovakisë për ti dhënë fund një fushate për t’u harruar eliminatoresh. I vetmi sukses i të kaltërve është ai kundër Qipros në Peruxhia në ndeshjen e fundit, i cili u lejon italianëve që të paktin të shmangin vendin e fundit në Grupin 5. Në këtë mënyrë mori fund dhe cikli i këtyre lojtarëve, edhe pse Bearzot nuk do që të dorëzohet. Kjo kokëfortësi e trajnerit merr në qafë italianët edhe në finalet e Botërorit të Meksikës 2 vite më pas. Megjithatë, pa pjesëmarrjen e kampionëve të botës, ky Evropian nuk e humbi kurrsesi interesin.

Ndeshjet

Ashtu si në Itali 4 vite më parë, edhe në 'Francë 1984" u përdore njëjta skemë në kualifikuese, por jo në fazën finale të turneut. Kështu, 7 skuadra te kualifikuara nga 7 grupet respektive u ndanë sërish në 2 grupe të tjera, ngatë cilat dy vendet e para do të kualifikoheshin në gjysmëfinale. Falë kundërshtimeve të disa federatave në "Itali 1980", UEFA vendosi të zhvillonte fazën gjysmëfinale, e cila kishte munguar në Evropianin e shkuar. Franca si vend organizator u bashkua kompeticionit vetëm në fazën finale, e vendosur në Grupin 1 së bashku me Danimarkën, Belgjikën dhe Jugosllavinë.

GRUPI 1

SkuadraN.FBHP
Francë33006
Danimarkë32014
Belgjikë31022
Jugosllavi30030

FRANCË – DANIMARKË 1-0

BELGJIKË – JUGOSLLAVI 2-0

FRANCË – BELGJIKË 5-0

DANIMARKË – JUGOSLLAVI 5-0

FRANCË – JUGOSLLAVI 3-2

DANIMARKË – BELGJIKË 3-2

GRUPI 2

SkuadraN.FBHP
Spanjë31204
Portugali31204
Gjermani P.31113
Rumani30121

GJERMANI P. – PORTUGALI 0-0

RUMANI – SPANJË 1-1

GJERMANI P. – RUMANI 2-1

PORTUGALI – SPANJË 1-1

GJERMANI P. – SPANJË 0-1

PORTUGALI – RUMANI 1-0

GJYSMËFINALET

FRANCË – PORTUGALI 3-2

DANIMARKË – SPANJË 1-1

 (Pas 120 minutave, fitoi Spanja me 11-metërsha me rezultatin 5-4)

FINALJA (27 QERSHOR 1984, PARIS)

FRANCË – SPANJË 2-0

TOP 11

Në formacionin e finaleve të "Francë 1984" nuk mund të mungonte dominimi i kampionëve vendës. Është e kot të thuash se Franca do funksiononte edhe pa Mishe Platnnë. Sepse ylli i Juventusit do të ishte heroi i padiskutueshëm i kampionëve të Evropës në shtëpinë e tyre me 9 golat e tij. A u shpall shënuesi me i mirë i turneut dhe vendosi rekord.

PORTIER: Harald Schumacher (Gjermani Perëndimore)

MBROJTËS: Morten Olsen (Danimarkë)

MBROJTËS: João Pinto (Portugali)

MBROJTËS: Andreas Brehme (Gjermani Perëndimore)

MBROJTËS: Karlheinz Förster  (Gjermani Perëndimore)

MESFUSHOR: Frank Arnesen (Danimarkë)

MESFUSHOR: Alain Giresse (Francë)

MESFUSHOR: Jean Tigana    (Francë)

MESFUSHOR: Michel Platini (Francë)

MESFUSHOR: Fernando Chalana (Portugali)

SULMUES: Rudi Völler  (Gjermani Perëndimore)


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë