Euro Retro

Euro 1968, Italia triumfoi falë… monedhës

1968-a ishte një vit i trazuar nga lufta në Vietnam, protestat me sfond racor dhe vrasja e Martin Luther King, ikonë e të drejtave civile.  Një seri fatkeqësish natyrore goditën botën, duke arritur kulmin në stuhi dhe përmbytje duke shkaktuar dëme të mëdha. Edhe presidenti i Amerikës John Kennedy, i cili për një moment ofroi një dritë shprese për shumë amerikanë, gjithashtu u vra.

Kennedy dhe Luther King

Në Ballkan, të privuar nga çfarëdo e drejte kombëtare nga politikat shtypëse e kolonizuese të Serbisë në kuadër të Jugosllavisë, më 1968 shqiptarët nisën demonstratat për të drejtat e tyre politike e kombëtare, ku për herë të parë u kërkua publikisht që Kosova të bëhet Republikë, që popullit shqiptar t’i njihet e drejta për vetëvendosje, përdorim të lirë të flamurit kombëtar, universitet shqip dhe të drejta të barabarta me kombet tjera. Demonstratat e vitit 1968 bënë një kthesë të madhe të gjendjes së shqiptarëve dhe afirmuan çështjen e Kosovës si çështje të pazgjidhur, shpërfaqen dhunën dhe politiken shtypëse serbo-jugosllave ndaj shqiptarëve, por edhe afirmuan vendosmërinë e popullit shqiptar në rrugën e pandalshme të avancimit të të drejtave të tyre për Republikë e bashkim kombëtar. Ishin kohëra të errëta dhe përçarëse; njerëzit kishin nevojë për arratisje. E udhëhequr nga tingujt novatorë të The Beatles, The Rolling Stones dhe The Kinks, muzika angleze po bënte të pamundurën, por tani ishte radha e futbollit për të ngritur moralin e një viti të errët.

Demonstratat e 1968

Shumë ndryshime ndiheshin në ajër në vitin 1968, sepse jo vetëm në çështjet e ndryshme politikë të botës, por edhe në organizimin ë Kampionatit Europian pati ndryshime rrënjësorë. Formula e vjetër me eliminim direkt u zëvendësua më fazën e grupeve që është edhe sot ë kësaj ditë, ndonëse gjatë këtij formati pati disa ngjarje që sot do të dukeshin absurditete. Italia, e cila kishte prekur fundin në Botërorin ë vitit 1966, rilind dhe përveçse merr përsipër zhvillimin e fazës finalë të turneut, fiton edhe për herë të parë një Europian. Por ky sukses sot ka mbetur shumë i diskutueshëm, sepse fillimisht te kaltrit i falen shortit të monedhës më "kokë a pil" për të siguruar finalen, ndërkohë që takimin ë fundit duhet ta luajnë dy herë për t'u shpallur kampionë.

Ekipet pjesëmarrëse

Në këtë edicion ata që debutojnë janë edhe gjermano perëndimorët, pjesë ë te cilëve është edhe legjenda, Gerd Müller. Ata vendosen në Grupin 4 së bashku më Shqipërinë dhe Jugosllavinë, por në fund do ta mbyllnin aventurën e tyre vetëm në vendin ë dytë dhe nuk do te kualifikohen për çerekfinalet ë turneut. Mes tetë ekipeve më të mira u kualifikuan Bullgaria, Italia, Anglia, Spanja, Hungaria, Bashkimi Sovjetik, Franca dhe Jugosllavia, por ndërkohë, nga këto përfaqësuese ato që udhëtojnë në drejtim të Italisë për të luajtur ndeshjet ë fundit dhe vendimtare janë vetëm katër, Jugosllavia, Anglia, Italia dhe Bashkimi Sovjetik.

E para që kalon në finalen e Romës është Jugosllavia, e cila mund me një gol në minutën ë 86-të të Džajić Anglinë e Bobby Charlton. Ndërkohë, në sfidën tjetër ndodh e paimagjinueshmja. Italia dhe Jugosllavia mbyllin 90 minutat, por edhe kohën shtesë me rrjeta të paprekura dhe rregullorja në këtë periudhë nuk parashikonte goditjen ë penalltive. Për këtë arsye, fitueses së këtij dueli sportiv i lihet në dorë një monedhë, ë cila në duart ë arbitrit gjermano-perëndimor, Kurt Tschenscher, i buzëqesh Italisë.

Edhe këtu historia është ë tejzgjatur, sepse në sfidën ë parë të luajtur në 8 qershor "axurrët” e trajnerit Ferruccio Valcareggi e shohin veten të mundur deri në minutën ë 80-të, kur Domenghini do të barazojë shifrat. Gjithsesi, rezultati 1-1 përballë jugosllavëve nuk do të ndryshojë as në kohën shtesë, ndaj në këtë rast rregullorja parashikon riluajtjen e takimit dy ditë më vonë Por këtë herë, Luigi Riva, Sandro Mazzola dhe Pietro Anastasi i kanë marrë mirë masat, sepse me dy gola të shpejtë që në pjesën e parë (Riva 11', Anastasi 32') Italia shpallet për herë të parë Kampione Europe dhe i mohon Jugosllavisë suksesin në finale, ashtu sikurse bëri Bashkimi Sovjetik 8 vite më parë.

Ndeshjet

ÇEREKFINALET

  1. BULLGARI - ITALI              3-2
  2. ITALI- BULLGARI               2-0

(kualifikohen italianët me rezultatin e përgjithshëm 4-3).

  1. ANGLI - SPANJE  1-0
  2. SPANJË -ANGLI  1-2

(kualifikohen anglezët me rezultatin e përgjithshëm 3-1)

  1. HUNGARI - B.SOVJETIK   2-0
  2. B.SOVJETIK - HUNGARI   3-0

(kualifikohen sovjetikët me rezultatin e përgjithshëm 3-2)

  1. FRANCË- JUGOSLLAVI     1-1
  2. JUGOSLLAVI - FRANCË    5-0

(kualifikohen jugosllavët me rezultatin e përgjithshëm 4-3)

GJYSMËFINALET

  1. JUGOSLLAVI -ANGLI        1-0
  2. ITALI - BASHKIMI SOVJETIK 0-0 (Rrjetat mbetën të paprekura edhe pas kohës shtesë, por Italia kaloi në finale falë fatit, në shortin e monedhës me kok ose pil. Hedhja e saj nga arbitri gjermano perëndimor i buzëqeshi "axurrëve").

FINALJA E VENDIT TË TRETË

ANGLI - BASHKIMI SOVJETIK 2-0

FINALJA E PARË (8 QERSHOR 1968, ROMË)

Ilija Petković dhe Giacinto Facchetti

ITALI - JUGOSLLAVI          1-1

(edhe koha shtesë përfundoi me të njëjtin rezultat, ndaj duke mos qenë në lojë rregulli i penalltive, finalja u përsërit dy ditë më vonë).

FINALJA E DYTË (10 QERSHOR 1968, ROMË)

ITALI – JUGOSLLAVI 2-0

Kuriozitete

  • Ndeshja eliminatore mes Skocisë dhe Anglisë e zhvilluar në stadiumin legjendar në Gllazgou, "Hampden Park", vendosi një rekord shikueshmërie, i pathyeshëm deri në ditët e sotme. Në shkallët e këtij impianti, ata që ndoqën këtë takim ishin plot 130 mijë e 711 tifozë.
  • Në debutimin e bërë prej tij në këtë Evropian, Gerd Müller shënoi katër gola në fitoren 6-0 që Gjermania Perëndimore arriti përballë Kombëtares së Shqipërisë.
  • Në minutën e 86-të të ndeshjes eliminatore të Grupit 3 mes Austrisë dhe Vjenës, në tapetin e gjelbër të stadiumit "Prater" të Vjenës pati një mësymje të mijëra tifozëve, që bëri shumë bujë në atë kohë. Takimi u ndërpre menjëherë, sepse as arbitrat dhe as lojtarët nuk kishin ndërmend më të zbrisnin, ndaj në fund u vendos që rezultati 1-1 të ishte ai final.
  • Kualifikimi në gjysmëfinale i Italisë përballë Bashkimit Sovjetik mbetet ndeshja e vetme zyrtare në kompeticionet për kombëtare, që është vendosur nga hedhja e monedhës. Në vitin 1954 Turqia ishte kualifikuar në Botëror pikërisht duke iu falur monedhës (kokë a pil), në dëm të përfaqësueses spanjolle.
  • Finalja e fituar 2-0 nga Italia kundër Jugosllavisë, pas barazimit 1-1 të sfidës së parë, mbetet e vetmja finale e përsëritur (e luajtur dy herë) e historisë së Evropianëve; UEFA dhe Kupës së Botës FIFA.
  • Federatës Italiane të Futbollit iu dhurua mundësia për të organizuar fazën finale të Evropianit 1968 (gjysmëfinalen dhe finalen), për të festuar më së miri 60-vjetorin e pavarësisë së vendit.
  • Johan Cruyff  debutoi në kombëtare në ndeshjen e luajtur në shtëpi kundër Hungarisë, më 7 shtator 1966, ndeshja e parë e formatit të ri me grupe. Në këtë sfidë, Holanda e Cruyff  barazoi me shifrat 2-2 kundër Hungarisë, ku legjenda e "tulipanëve" shënoi golin e dytë për të tijtë.
  • Portieri i Kombëtares së Italisë, Dino Zoff theksoi:" Nuk e meritonim ta shtynim këtë finale. Jugosllavët ishin dominantë kundrejt nesh dhe për të qenë realist duhet të ishin ata fituesit e këtij trofeu". Ky reagim nuk i pëlqeu askujt në kombëtare.
  • Pietro Anastasi ishte një nga sulmuesit më të mirë të kampionatit italian, por deri përpara finales së dytë kundër Jugosllavisë ishte përdorur me pikatore. Gjithsesi, goli që vulosi përfundimisht suksesin e "axurrëve" në këtë Evropian, tërhoqi vëmendjen e klubit të Juventusit. Anastasi, i cili aktivizohej për Varesen, në verën e vitit 1968 transferohet në Torino; për shifrën rekord të asaj periudhe, 660 milionë lireta, duke u bërë lojtari më i shtrenjtë i kohës
  • Periudha: 5 qershor -10 qershor
  • Gola: 7
  • Pjesëmarrja: 260,916
  • Golashënuesit: Dragan Džajić   (Jugosllavia)   (2 gola)

TOP 11

Në formacionin më të mirë të Europianit 1968, bie në sy një dominim kampionëve të atij edicioni, Italia. Zoff, Facchetti, Mazzola, Domenghini dhe Luigi Rivaishin mes 11të përzgjedhurve. Ndryshe nga katër vite më parë, kur dominonin futbollistët e Spanjës, këtë herë stafetën e kishin marrë lojtarët italianë. Portieri ishte magjik në kuadrat, por nuk u bë ylli i kompeticionit. Titulli i kaloi sulmuesit të Jugosllavisë, Dragan Džajić.

Dragan Džajić

Ai ishte një nga yjet e Evropian 1968 dhe golashënuesi më i mirë me 3 gola. Përveç kombëtares në te cilën debutoi që në moshën 18-vjeçare, të gjithë karrierën e tij sportive (1961 -1978) e kaloi në radhët e Yllit të Kuq të Beogradit. Džajić ishte pa dyshim një nga lojtarët më të mëdhenj të kësaj epoke, por edhe një studiues madh, diplomuar në Ekonomi dhe Biznes. Këto cilësi të tjera i lejuan atij që në vitin 2004 të marrë postin e presidentit të Yllit të Kuq.

PortierMbrojtësMesfushorSulmues
Dino Zoff (Itali)Mirsad Fazlagić (Jugosllavi)Ivica Osim (Jugosllavi)Geoff Hurst (Angli)
 Giacinto Facchetti (Itali)Sandro Mazzola (Itali)Luigi Riva (Itali)
 Albert Shesternev (Bashkimi Sovjetik)Angelo Domenghini (Itali)Dragan Džajić (Jugosllavi)
 Bobby Moore (Angli)  

Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë