Euro Retro

Euro 1964, Lavdia e Harruar e Spanjës

Euro 1964 ndoqi të njëjtin skenar si në edicionin e parë, por trazirat politike do të luanin një rol edhe në atë që ishte vetëm edicioni i dytë i turneut ndërkombëtar Europian. E vënë përballë Greqisë për fazën e parë eliminatore, përfaqësuesja e Shqipërisë e pa veten të kualifikohej në fazën tjetër të këtij kompeticioni.

Arsyeja ishte politike, pasi këta të fundit, duke qenë se kishin në fuqi “ligjin e luftës” dhe marrëdhënie tejet të acaruara, vendosën të tërhiqen nga kompeticioni. Politikanët e asaj epoke, të nisur nga situata e acaruar, nuk donin të viheshin përballë Shqipërisë dhe, për të shmangur edhe një rëndim të mëtejshëm të propagandës së kësaj çështjeje, vendosën t’ua dhurojnë kualifikimin në tavolinë kuqezinjve në shifrat 3-0.

Luksemburgu ishte skuadra që dhuroi befasinë më të madhe. Një skuadër me futbollistë amatorë, në një shtet shumë të vogël, ata vendosën të merrnin pjesë vetëm në minutat e fundit. Por, pjesëmarrja në raundin e parë rezultoi shokuese për opinion in sportiv. Luksemburgu pasi eliminuan gjigantët e Holandës, kur barazuan1-1 në transfertë dhe fituan 2-1 në fushën e tyre. Në çerekfinale u vunë përballë Danimarkës së Madsenit, por sërish ia dolën të dhurojnë një futboll spektakolar. Dy ndeshje përfunduan në barazim 3-3 dhe 2-2 dhe, sipas rregullores së asaj kohe, duhet të zhvillohej një takim të tretë. Pikërisht në këtë ndeshje vendosi gol i Madsenit për ta çuar Danimarkën në raundin tjetër, ndërkohë që Luksemburgu e cilëson si paraqitjen më të suksesshme në historinë e futbollit.

Luksemburgu

Ekipet Pjesëmarrëse

Europiani i dytë i organizuar në vitin 1964 parashikonte përballje me eliminim direkt me formatin ndeshjeve vajtje ardhje. Në këtë turne morën pjesë më shumë skuadra se në1960-ën, ndërkohë që Italia u regjistrua përherë të parë. Gjysmëfinalet, finalja dhe vendi i tretë dhe i katërt u diskutuan me tek ndeshje, ndërsa Spanja fitoi shortin e vendit organizator të finales kundrejt gjysmëfinalisteve të tjera Bashkimi Sovjetik , Danimarkë dhe Hungari.    

Pas dy vitesh kualifikimi dhe eliminimi, turneu 1964 pa katër skuadra që udhëtuan në Madrid për të garuar në ato që ishin në të vërtetë finale me Spanjën, Bashkimin Sovjetik, Hungarinë dhe surprizën Danimarkën. Pasi u tërhoq një edicion më parë për arsye politik në edicionin e dytë të Europianit, Mbreti Franko nuk kishte se si t'i shmangej përballjes me Bashkimin Sovjetik, sepse vetë fati vendosi që këto dy përfaqësuese të përballen në finale. Të mbajtura në distancë dhe nën vëzhgimin e rreptë të sportdashësve dhe organeve politike e sportive, shmangia e sfidës mes tyre në fushën e blertë të mitikut "Santiago Bernabeu” ishte e pamundur, edhe pse në fund përballja do t'u buzëqeshte vendësve spanjollë, pas një 90-minutëshi të fundit me se emocionues. Duke u nisur nga aventura e një edicioni me parë, finalistja e Jugosllavisë bëri një paraqitje shumë të dobët, duke iu nënshtruar nordikëve suedezë.

Ndërsa surpriza më e bukur ishte ajo e Hungarisë, e cila fatkeqësisht nuk pati më forca të shkojë më tej se vendi i tretë duke u eliminuar në gjysmëfinale nga Spanja, pas kohës shtesë, ku një gol në minutën e 115-të e Amancios vulosi avancimin in në finale. Por, akoma më e bukur ishte aventura e Danimarkës. e cila me një Ole Madsen të pamëshirshëm në zonën e golit, arriti që të prekë finalen e Europianit vetëm për 18 minuta, sepse Bashkimi Sovjetik fitoi lehtë në gjysmëfinale me rezultatin e pastër 3-0. Në këtë mënyrë, sfida që ishte mohuar katër vite më parë do të dhuronte shkëndija në finale. Përpara saj, finalja për vendin e tretë mes Hungarisë dhe Danimarkës kishte përfunduar në rezultatin 3¬1 për kombëtaren e Ferenc Pushkashit, pasi fillimisht 90 minutat e rregullta ishin mbyllur në barazim 1-1.

Spanjë – Bashkimi Sovjetik

Spanja shfrytëzoi epërsinë e terrenit vendës për të fituar në Kampionatin e dytë Europian të Futbollit, duke kaluar në finale kampionët në fuqi të Bashkimit Sovjetik me rezultatin 2-1. Dy ekipet, katër vjet më herët, nuk kishin luajtur për shkak të një ndërhyrjeje politike të qeverisë spanjolle Në këtë kampionat dy ekipet ishin ndarë sa më larg njëra- tjetrës, deri në finale ku ndarja nuk ishte e mundur.

Dyshimet se Franko ndikoi në finale

Diktatori spanjoll Franko, shumë i fuqishëm në ao vite, mendohet se ka bërë preson në organet sportive europiane për organizimin e fazës finale të "Euro 1964". Por, për më shumë, në vitet pasardhëse thashetheme të ndryshmetheksuar se edhe fitorja në finalen e Europanit ka ardhur si rrjedhojë e presionit me të ardhme dhe shpalljen e një lufte të tretë që ai ka bërë kundrejt Bashkimit Sovjetik dhe shumë vendeve të tjera pjesëmarrëse. Gjithsesi, kjo është diçka që nuk ka marrë konfirmim kurrë deri tani, ndonëse është përfolur shpesh edhe nga ish-lojtarë apo zyrtarë të asaj kohe.

NDESHJET          

Gjysmëfinalet

17 Qershor- Spanjë – Hungari  2:1

(90 minutat u mbyllën në barazim 1-1, por në shtesë ishin spanjollët që triumfuan)           

17 Qershor- Danimarkë - Bashkimi Sovjetik   0-3

Finalja e vendit të tretë

20 Qershor- Hungari – Danimarkë   3:1

 (90 minutat përfunduan në barazim 1-1, por në shtesë fituan hungarezët)            

Finalja

21 Qershor- Spanjë – Bashkimi Sovjetik  2:1

Kuriozitete

  • Gol i shënuar në këtë edicion vetëm pas 6 minutash lojë në një finale Europiani nga Hezus Pareda mbetet ende sot e kësaj dite më i shpejti në histori.
  • Përpara finales, trajneri i Spanjës, Hoze Vilalonga, përdor një takti të të veçantë për të karikuar futbollistët e tij. Ai dizajnoi një fushë futbolli në rërë. Për të përfaqësuar lojtarët e tij, përdori gurë, ndërsa për rivalët e Bashkimit Sovjetik përdori kunja druri dhe pas saj theksoi: "Gurët janë më të fortë se kunja".
  • Pasi kishte fituar Kupën e Kampioneve në vitin i 1964 me klubin italian të lnterit, spanjolli Luis Suarez ishte i pari lojtar që kishte arritur të fitonte dy titujt më të mëdhenj europianë n në të njëjtin vit.
  • Ole Madsen me 11 gola ka qenë golashënuesi më i mirë në eliminatore deri në Europianin 1996, kur u parakalua nga kroati Davor Suker me 12. Por edhe ky rekord u thye, kur irlandezo- veriori David Heli shënoi më pas 13 gola në Eliminatoret e 2008-ës.
  • Anglezi Artur Holand arbitroi finalen e vitit 1964, pasi bashkatdhetari i tij Artur Elis kish-te drejtuar finalen e vitit 1960. Ky është i vetmi rast në të cilën dy finale janë gjykuar nga arbitra të së njëjtës kombësi.
  • Periudha: 17 qershor -21 qershor
  • Gola: 13
  • Pjesëmarrja: 156,253
  • Golashënuesit: Ferenc Bene              (Hungaria)   (2 gola)
  • Dezső Novák              (Hungaria)   (2 gola)
  • Jesús María Pereda   (Spanja)       (2 gola)              

TOP 11

Në formacionin më të mirë të Europianit 1964, bie në sy një dominim kampionëve të atij edicioni, Spanjë. Rivela, Olivela, Zoco, Pereda, Amansa dhe Luis Suarez ishin mes 11të përzgjedhurve. Ndryshe nga katër vite më parë, kur dominonin futbollistët e Bashkimit Sovjetik, këtë herë kishin "mbijetuar" vetëm dy: Jashin dhe Ivanov. Portieri ishte magjik në kuadrat, por nuk u bë ylli i kompeticionit. Stafeta i kaloi sulmuesit të Spanjës, Luis Suarez. Pak kohë para se të udhëhiqte iberikët te triumfi ai kishte ndihmuar lnterin që të fitonte Kupën e Kupave, madje duke mundur Realin e Madridit në finale.

Luis Suarez
PortierMbrojtësMesfushorSulmues
Lev Yashin (Bashkimi Sovjetik)Dezső Novák (Hungari)  Amancio Amaro (Spanjë)Flórián Albert    (Hungari)  
 Ferran Olivella (Spanjë)  Luis Suárez (Spanjë)Ferenc Bene (Hungari)
 Feliciano Rivilla (Spanjë)  Valentin Ivanov   (Bashkimi Sovjetik)Jesús María Pereda (Spanjë)
 Ignacio Zoco
(Spanjë)
  

Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë