Para

Ether vazhdon rënien me 15% pas përditësimeve në rrjet

Ether ka rënë më shumë se Bitcoin që kur ka ndërmarrë nismën e re teknologjike, përditësimin e rrjetit të saj në “merge”, shkrirja.

Ethereum është një teknologji blockchain që lejon programuesit ta përdorin atë si bazë për ndërtimin e aplikacioneve të tjera. Ether është kriptomonedha e saj origjnale.

“Merge” është një përditësim i sistemit të Ether që reduktn përdorimin e energjisë. Por edhe pas këtij shndërrimi të shumë pritur, Ether mbeti dhe ra më shumë se Bitcoin.  

Që nga 15 shtatori, kur përfundoi procesi, Ether ka rënë 15% dhe Bitcoin 3%, po për të njëjtën periudhë.

Përpara përmirësimit të rrjetit, çmimi i Ether u dyfishua afërsisht nga nivelet më të ulëta të vitit në qershor, duke tejkaluar shumë fitimet e Bitcoin.

Vijay Ayyar, nënkryetar i zhvillimit të korporatave në shkëmbimin e kriptove Luno, tha se “merge” ishte tashmë "në çmim" për Etherin dhe ngjarja aktuale ishte një situatë për të shitur lajme.

Tregtarët po i kthejnë gjithashtu investimet nga Ether dhe monedhat e tjera alternative digjitale në Bitcoin, sipas Ayyar, “pasi pritET që Bitcoin të performojë më mirë për disa muaj nga këtu e tutje.

Bitcoin ka qenë duke u tregtuar në një interval prej rreth 18.000 dollarë deri në 25.000 dollarë që nga qershori, një nivel në të cilin investitorët po blejnë, sipas AyYar.

Por çdo “ndryshim në mjedisin makro në drejtim të inflacionit dhe normave të interesit, është padyshim shkak për shqetësim”, tha ai, duke shtuar se nëse Bitcoin bie nën 18.000 dollarë, kriptomonedha mund të testojë nivele deri në 14.000 dollarë./CNBC


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë