Rend dhe Ligj

“Eskobari i Ballkanit” dënohet me 10 vite burg

Gjykata e Krimeve të Rënda ka dënuar këtë të martë Klement Balilin i etiketuar ndryshe si “Eskobari i Ballkanit” me 10 vite burg.
Gjykata ka vendosur 15 vite, por duke qenë se u pranua kërkesa për gjykim të shkurtuar, është ulur 1/3 duke u dënuar përfundimisht me 10 vite burg.
Klement Balili akuzohet për “Trafikim të lëndëve narkotike në bashkëpunim, “pjesëmarrje në grupin e strukturuar kriminal”, “Refuzim për deklarim, mosdeklarim, fshehje ose deklarim i rremë i pasurive”, si dhe për “Pastrim parash”.
Si prova fajësie u renditën përgjimet telefonike të realizuara nga autoritetet greke në kuadër të një hetimi që po kryhej atje për një organizatë kriminale që trafikonte hashash e kokainë.
Pas dy viteve në arrati, Balili u vetëdorëzua në mëngjesin e 15 janarit në Policinë e Tiranës.
Klement Balili u vetëdorëzua në polici pas negociatave ku u përfshinë avokati i tij Theodhori Sollaku, drejtori i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu si dhe nipi i tij, i cili mban dhe postin e kryetarit të Bashkisë së Delvinës, Rigels Balili.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë