Njerez

Është vetëm 7 vjeç dhe prej 3 vitesh qep fustanë për të famshëm në të gjithë botën

Max Alexander, 7 vjeç, filloi të bënte fustane vetëm 4 vjeç dhe ai tashmë po shet punën e tij në të gjithë botën ku klientë janë edhe të famshëm.

Ndërsa shumica e nxënësve të klasës së parë nuk mund të përmendnin emrin e themeluesit Guccio Gucci, 7-vjeçari Max Alexander beson se ai ka një lidhje të thellë me stilistin e famshëm.

Max, një mjeshtër rrobaqepësie që ka dizajnuar dhe krijuar rroba që kur ishte 4 vjeç, ka treguar për “People” se ai ka qenë Gucci në një jetë tjetër.

Max dhe nëna e tij Sherri Madison kanë folur për punën mbresëlënëse të Max si rrobaqepës, e cila përfshin marrjen e pagesave nga të famshëm dhe shitjen e rrobave të tij në mbarë botën.

Madison thotë se talentin e tij e vuri re kur ai ishte 4 vjeç.

"Unë nuk e kisha vënë re. Ne ishim në darkë gjatë izolimit dhe ai thjesht na tha fjalë për fjalë, 'Kam nevojë për një manekin'," kujton ajo.

"Ai ishte shumë serioz dhe as nuk po qeshte. Unë i thashë që “nuk të kam parë kurrë të interesuar për modën. Për çfarë po flet?” dhe më tha se nuk ishte interesuar për modën sepse nuk ka manekin.

“Nëse më merrni një manekin, do t'ju tregoj se unë jam rrobaqepës.”

“Sapo filloi të bënte fustane, ishte gjëja më e çmendur”, vazhdon ajo. "Vrapova dhe mora burrin tim që dhe ai ta shihte. Ishte çmenduri”, thotë Madison.

“Gjyshërit e mi dhe nëna ime ishin të gjithë rrobaqepës, por Max nuk dinte asgjë nga kjo. Kjo erdhi nga hiçi. Ai qepte shumë, shumë shpejt. Ai i tejkaloi aftësitë e mia, kështu që e futa në një kurs në një rrobaqepësi lokale.”

Sa i përket dizajnit, veshjes dhe detajeve të tjera, Madison thotë se Max bën gjithçka vetë.

Ndërsa shumë fëmijë shpesh ndryshojnë interesat e tyre, Madison thotë se angazhimi i Max për dizajn është ajo që vazhdon t'i bëjë përshtypje asaj.

“Ai është shumë i përkushtuar dhe argëtohet shumë. Është vendi i tij i lumtur, studioja e tij, madje edhe vetëm duke luajtur me materialin,” thotë ajo duke shtuar se vitin e parë dhe të dytë kanë pritur që ai të ndryshojë pasion por kjo nuk kaq ndodhur.

“Ai dëshiron që gratë të ndihen të bukura. Ai kurrë nuk ka shprehur ndonjë interes për t'i veshur vetë fustanet. Ai nuk bën veshje për meshkuj. Thjeshtë dëshiron që gratë të ndjehen të bukura.”

Në vetëm pak vite, Max ka bërë më shumë se njëqind dizajne, ka shitur punën e tij ndërkombëtarisht, ka mbajtur shfaqjet e tij të modës dhe madje ka të porositur një xhaketë për Sharon Stone.

Dhe ai ka ende ëndrra të mëdha përpara.

“Ai dëshiron të jetë kreu i shtëpisë së Gucci-t ose dëshiron të ketë atelienë e tij, Couture to the Max Italian”, thotë Madison.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë