Njerez

Është radha e grave dhe fëmijëve për të shkuar në Britani, trafikantët shqiptarë u sigurojnë pasaporta të BE-së

Nga Gazeta Si- Bandat shqiptare kanë nisur një shërbim kontrabandë prej 18,000 paund vetëm për 'gra dhe fëmijë' për t'i bashkuar me të afërmit meshkuj që tashmë kanë hyrë në Britani.

Në një hetim të fshehtë, Daily Mail shkruan se është zbuluar se trafikantët po bëjnë pasaporta origjinale të BE-së të lëshuara nga zyrtarë të korruptuar italianë që përdorin emrin e një personi real, por me foton e emigrantit të paligjshëm.

Ata më pas punësojnë shoferë për të çuar klientët në Britani duke përdorur këto dokumente udhëtimi në dukje legjitime, qoftë përmes Kanalit ose trageteve nga Franca.

Ky shërbim, sipas Daily Mail, ka ardhur me kërkesë të tregut në rritje të burrave shqiptarë që kanë shkuar tashmë në Britani ilegalisht.

Ata kanë mbërritur përmes rrugëve më të rrezikshme, si varka të vogla ose me kamionë dhe tani duan të marrin familjet e tyre për t'u bashkuar, por me më pak rrezik.

Një reklamë që ofronte 'shërbimin e familjes' u postua në një nga dy llogaritë e bandave në TikTok më 25 shkurt, duke thënë: 'Taxi France për në Britani vetëm për familje. Kush është i interesuar? 100 për qind të sigurt.'

Një gazetare e Mail-it e paraqitur si një grua shqiptare i dërgoi mesazh grupit ku iu tha se çmimi ishte '18,000 £'. Më pas gazetares iu dha një numër telefoni në Britani të një burri që besohet të jetë kreu i bandës.

Gratë që përdorin shërbimin duhet të japin emrin e një anëtari të familjes që ndodhet në Britani, të cilin shefi i bandës me bazë në Londër e viziton përpara udhëtimit për të kontrolluar se ka para për të paguar.

Ato duhet të dorëzojnë të gjitha sendet, përfshirë edhe pasaportat e tyre shqiptare.

Për të treguar se ishte i sinqertë, kryetari i dyshuar i bandës dërgoi një video që tregonte shoferin e një Fiat 500 të bardhë duke përshëndetur një grua dhe një fëmije që sapo kishte lënë në Britani. Ai shpjegoi se ajo ishte gruaja e shokut të tij që ai kishte trafikuar në Britani.

Ai dërgoi gjithashtu pamje nga bisedat me klientët e mëparshëm gjatë rrugës për në Britani.

Hetimi i Daily Mail vjen pasi agjencia europiane e kufijve raportoi një rritje të pasaportave false.

Tony Smith, ish-drejtori i përgjithshëm i Forcave Kufitare, paralajmëroi se pasaportat e rreme ishin kthyer në një 'dhimbje koke të re' për Ministrinë e Brendshme në Britani.

“Njerëzit e bandave e dinë se kontrollet kufitare në Mbretërinë e Bashkuar kanë për qëllim zbulimin e dokumenteve të rreme ose të vjedhura. Por nëse dikush ka një pasaportë të vërtetë të lëshuar nga autoritetet italiane, oficerët e imigracionit nuk e dallojnë dot mashtrimin që po bëhet”, thotë ai.

Dan Barcroft, i Agjencisë Kombëtare të Krimit, tha se grupet shqiptare të trafikantëve janë të shkathët dhe përshtatës.

"Ne po punojmë me partnerë në Mbretërinë e Bashkuar dhe jashtë shtetit për të synuar, prishur dhe çmontuar këto rrjete kudo që ato veprojnë."


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë