Lajme

Basha: Rama mbron Valdrin Pjetrin, ashtu si Elvis Rroshin

Me stilin e Berishës, që publikon në rrjetet sociale mesazhet e marra, sipas tij nga “qytetarët digjitalë”, Lulzim Basha ka publikuar mesazhin e një simpatizanti. Ai thotë se bëhet fjalë për një mesazh nga brenda bunkerit të Rilindjes.

"Zoti kryetar, Edi Rama është bërë shumë keq për zbulimin e skandalit të Valdrin Pjetrit. Ai ka urdhëruar Llesh kimikun dhe Arta Markun e Donika Prelën t’i bllokojnë me çdo kusht hetimet. Sipas ligjit të dekriminalizimit prokuroria duhet të merrte urgjent shenjat e gishtave të Valdrin Pjetrit dhe ti niste për verifikim në Itali. Por Rama ka bllokuar hetimet. Është bërë shumë keq", citon Basha mesazhin e marrë.

Kreu i PD thotë se është e njëjta skemë e Edi Ramës si me Armand Ndokën, Mark Frrokun dhe Elvis Rroshin e Kavajës.

“Hajduti Psiqik bllokon hetimet për Valdrin Pjetrin. Deja vu! Njësoj si me Ndokën e Frrokun, me Roshin e Dakon me kompani, kriminelët që ka sjellë në Kuvend e Bashki, Hajduti Psiqik i mbron, sepse pushtetin ai e merr dhe e mban vetëm me krimin”, deklaron Lulzim Basha.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë