Futboll

Ernest Muçi merr për dore Legian në Europë, gol fantastik kualifikimi i sulmuesit kuqezi

Gazeta Si – Ernest Muçi shënoi për Legian në ndeshjen e parë ndaj Austrisë së Vjenës, duke mbajtur gjallë shpresat e kualifikimit në Ligën e Konferencës. Mbrëmjen e sotme ishte sërish sulmuesi i Kombëtares ai që i fali kualifikimin skuadrës polake.

Muçi shenon golin e kualifikimit per Legian. Gazeta Si, 17 gusht 2023

Muçi e nisi nga stoli ndeshjen e sotme në Austri, që pati një fund dramatik. Polakët po fitonin 3-4 dhe gjithçka do të shkonte me shtesa, pasi ndeshja e parë ishte situar 1-2 nga Austria e Vjenës, por Muçi ua bëri më të lehtë jetën shokëve të skuadrës.

Me një veprim shumë të bukur teknik, sulmuesi kuqezi realizoi golin e 5-të për Legian në minutën e 100-të. Një gol që vlen kalimin në ‘Play-off”. Ish-lojtari i Tiranës uli topin me mjeshtëri dhe pastaj goditi saktë, duke shtangur austriakët. Një moment shumë i mirë ky për Muçin.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë