Art dhe Kulture

Ermal Meta: Nga Shqipëria kujtoj vetëm këngëtarë të regjimit

Milano, zona e Qytetit Studenti. Ermal Meta shkon poshtë shkallëve të një bodrumi. Tërheq dorezën e derës së blinduar. Këtu jemi në strehën e tij muzikore. “Ishte një bunker, ventilimi është perfekt edhe pa dritare. Pa dritën e diellit këtu unë humbas gjurmët e kohës. Për fat të keq unë duhet ta lë atë: ajo i shërben pronarit. Një shenjë tjetër që mbyllet një cikël: tre vjet që, dukeshin një javë”.

Cikli është ai i karrierës si solist të Ermalit. Në fillim ka qenë me grupe dhe aktivitete të autorit për Mengoni, Emma-n dhe të tjerët.

Në vitin 2016 debutoi në “Sanremo Giovani” me “I urrej përrallat”. Në vitin 2017, podiumi i “Big” me “Vietato Morire” dhe viti pas fitores me Fabrizio Moro. Ermali sapo ka përfunduar një turne teatral të plotë të shitur dhe para se të marrë një pushim të gjatë më 20 prill, do të përshëndesë fansat me një koncert në “Forum”.

Do të jetë dita e ditëlindjes tënde…

Nuk kam dashur asnjëherë të festoj, ideja e “shumë urime për ty” nuk më pëlqen… Por po bëj një përjashtim këtë herë.

Kënga juaj e parë ishte “Odio le favole”. Keni ndryshuar ide tani që po e përjetoni një të tillë?

Kjo nuk është një përrallë. Pas është një punë e gjatë. E fillova shpejt, por dola vonë… U bëra i fortë. Grupi i parë në moshën 16 vjeç. Quheshim “Shiva” dhe bënin muzikë tonën. Asgjë më shumë. Pastaj “Ameba 4” dhe “La Fame di Camilla”, me të cilën interpretova në “Sanremo Giovani”. Kur je një fëmijë, dëshiron të qëndrosh në grup, prandaj nëse bën një muzikë kërkon një grup. Sot në fakt duket se të gjithë duan të arrijnë gjithçka menjëherë dhe të flasin për paratë…

Ju keni lindur në Shqipëri, Mahmood (fituesi i sezonit të fundit në Sanremos) në Itali. Kur ju fituat Festivalin, asnjë nuk u mor me origjinën tuaj?

Ishte e shëmtuar të lexoje ato gjëra për Mahmood (italo-egjiptian). Politikanët dhe personzhet që u morën me këtë temë, janë për të ardhur krq.

A është Italia raciste?

Që në vitet ’90 kishte diçka, por më shumë se racizëm, do të thosha frikë. Dëshpërimi social dhe zbrazëtia kulturore çojnë ata që kanë frikë nga e ardhmja, për ta marrë atë, nga ata që janë përgjegjës për fatkeqësitë e momentit. Problemi i Italisë nuk janë emigrantët, por keqpërdorimi.

Kujtime muzikore?

Jam ngjizur me muzikë që fëmijë. Mamaja ime ishte violiniste klasike, e gjithë shtëpia gumëzhinte. Nga Shqipëria kujtoj vetëm këngëtarë të regjimit dhe muzikë popullore. Dëgjoja muzikë ndërkombëtare. Pastaj zbulova këngët italiane me “Almeno tu” të Mia Martinit e “Mare mare” të Carbonit. Mbërrita në Bari me kolonën zanore të këngëve të para të Venditit. Për të mësuar gjuhën, shkruaja në një fletore fjalët që nuk i kuptoja.

Para muzikës, çfarë pune keni bërë?

Lavapjatës, gazeta shitës në semaforë dhe operator në ‘call center’.

Në vitin 2018, në “Forum” vjen dalja juaj e parë…

Disa ditë më pare kisha rënë në një rrugë emocionale: vetëm duke shikuar në DVD kuptova se sa e bukur ishte. Këtë herë unë dua ta shijoj atë. Do të jetë një histori kronologjike që fillon nga albumi i parë, me një grup rock dhe kuartetin Gnu.

Dhe pastaj, pushimet?

Do të përfitoj nga një koncert në Kanada për të shëtitur në Amerikën e Veriut me vëlllain tim. Kam nevojë të gjej frymëzim dhe të harrohem. Po citoj Totonë: lumturia është moment i vogël i harresës.

Burime frymëzimi?

Kishte shumë muzikë në libra. Sapo kam përfunduar “Për kë bien këto këmbana” të Ernest Heminguej, më ka dërguar në pyje që të luftoj. Pas shumë këngëve të mia është Bukowski.

Marrë nga: “Corriere della Sera”

 

Më Shumë