Futboll

Eriksen mesazh Contes: Në kombëtare me aktivizojnë e jam i lumtur

Inter ‘rigjen’ Christian Eriksen. Kur vesh fanellën e Danimarkës, ish-lojtari i Tottenham nuk gabon asgjë: pas golave kundër Ishujve Faroe e Islandës, lojtari ka festuar 100 prezencat në kombëtare duke shënuar në Wembley penalltinë vendimtare për të mundur Anglinë e tani hedh kandidaturën për një fanellë titullari për derbin e të shtunës. “Jam i lumtur të kthehem gjithmonë, sepse këtu më aktivizojnë  e jam i lumtur”, ka thënë mesfushori në fund të ndeshjes, duke i dërguar një mesazh të qartë Antonio Contes.

“Besoj se kudo ku kam luajtur, edhe tek Spurs, ka qenë gjithnjë kënaqësi të vij të luaj me kombëtaren. E tani nuk ka ndryshuar gjë – ka thënë Eriksen pas suksesit në tempullin e shenjtë të futbollit anglez – Natyrisht të gjithë e dinë se shumë gjëra kanë ndryshuar, nuk luaj më aq sa luaja tek Tottenham, por nuk ka ndryshuar asgjë,jam entuziast kur vij në kombëtare e nuk ka rëndësi në cilin klub apo ku luaj unë. Jam i lumtur çdo herë sepse këtu më aktivizojnë  e jam i lumtur”.

Kështu, Danimarka duket se i ka kthyer Contes atë lojtarin që mund ti jepte kapërcimin në kualitet zikaltërve, ndërkohë që e ka përjetuar sezonin e tij të parë në Milano me shumë luhatje, duke luajtur vetëm 3 ndeshje si titullar. Tre gola në tre ndeshje me Danimarkën janë një kartëvizitë e bukur për një fanellë titullari në derbi, por edhe nëse nuk e nis nga minuta e parë kundër Milan, Eriksen mund të jetë i nevojshëm për çështjen tani që Champions po kthehet e do të luhet çdo tre ditë.


Copyright © Gazeta “Si”



Më Shumë