Futboll

Eriksen, Marotta e largon nga Interi: S’mbajmë askënd që do të transferohet

E ardhmja e Christian Eriksen vazhdon të jetë çështje tek Inter. “Nuk duhet të mbajmë kurrë një lojtar që kërkon të transferohet – ka shpjeguar me qartësi Marotta - Eriksen po sillet si profesionist, duhet të bëjmë vlerësimet e duhura”. “Tani është në dispozicion të Contes e ajo që po bën trajneri është në interes të klubit e lojtarit – ka shtuar -. Për momentin nuk kanë ardhur kërkesa të veçanta nga lojtari por, në momentin e duhur, duhet të gjejmë kombinimin e duhur”.

Marotta nuk ka përdorur fjalë të mesme për të sqaruar pozicionin e danezit. Lojtari e ka të vështirë të gjejë hapësirë në skemat e Contes e vazhdon të dërgojë mesazhe të qarta për klubin në prag të dritares së ardhshme të merkatos. Sinjale që shoqëria zikaltër i ka marrë dhe sipas fjalëve të administratorit të deleguar mund të çojnë në një shitje të mesfushorit.

Hipotezë që Marotta e mban të hapur duke parë situatën e lojtarit, tashmë në fund të projektit e larg nga planet e teknikut. “Dje Conte është përgjigjur në mënyrë të prerë – ka përfunduar Marotta duke folur për Eriksen -. tekniku do ta përdorë kur dhe si ta shohë të arsyeshme”. Fjalë që duken më shumë si lamtumirë se inkurajim.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë