Futboll

Eriksen largohet në janar nga Inter, kthehet në Premier

Fraza e Beppe Marotta (“Kurrë nuk mbajmë ata që duan të ikin”) nuk ka lënë më dyshime mbi lamtumirën e ardhshme të Christian Eriksen nga Inter. Mesfushori danez, tashmë është jashtë projektit teknik të Antonio Conte, raporti me të cilin nuk shkëlqeu kurrë. Ja përse në janar për të do të hapen dyert e largimit ndërsa ata që e duan sigurisht që nuk mungojnë.

Sidomos në Premier League, ku të gjithë kujtojnë përfaqësimet e tij me fanellën e Tottenham e ku klubi më i interesuar të bëjë një tentativë për ta blerë është Arsenal. Lajmin e ka zbuluar ESPN, sipas të cilëve një burim pranë klubit londinez ka zbuluar se Gunners mund të kenë mundësinë të blejnë lojtarin për një shifër shumë më të ulët se 20 milionët plus bonus të paguar nga Inter në janar të 2019 për ta marrë nga Spurs.

Emitenti televiziv tregon se Eriksen mund të vihet në dispozicion të teknikut Arteta për rreth 12 milionë stërlina, ose më saktë më pak se 13,5 milionë euro. Një çmim me ulje që vjen si pasojë e aktivizimit të pakët nga Conte për danezin, që ka dhënë gatishmërinë e tij për tu kthyer në Angli. Më pas të interesuar, janë edhe Manchester United e Chelsea, që për momentin, duke parë shpenzimet e mëdha që kanë bërë në verë, nuk janë ende të gatshëm të finalizojnë goditjen me zikaltrit.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë