Nga Gazeta ‘SI’ – Enti Rregullator i Energjisë ka miratuar çmimet e reja të energjisë për furrat e bukës, sipas kategorive.
Sipas vendimit, furrat e bukës që nuk prodhojnë produkte të tjera do të faturohen me të njëjtin çmim, 7.6 lekë/kilovat. Për furrat e bukës që janë dhe pastiçeri energjia do të kushtojë 9.5 lekë, ndërsa për bizneset që ofrojnë dhe shërbim kafeneje do të jetë 12 lekë.
Çmimet e reja kanë disa kohë që diskutohen, por kërkesa u bë zyrtare vetëm pak javë më parë, kur OSHEE i propozoi ERE-s, ndryshimet. Sipas Operatorit të Shpërndarjes, furrat e mëdha që shërbenin dhe si pastiçeri dhe si bar-kafe kishin abuzuar me blerjen e energjisë.
Më herët ky propozim solli reagimin e shoqatës së brumrave dhe pastiçerisë të cilët paralajmëruan rritje të çmimit të bukës dhe prodhimeve të tjera.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.