Bota

Turqia ofrohet si negociuese për zgjidhjen e luftës Izrael-Hamas

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan i tha homologut iranian, Ebrahim Raisi se Turqia është e gatshme të negocioje si garantues në mënyrë që të ndihmojë në zgjidhjen e luftës Izrael-Hamas.

Dyshja u takuan në samitin e Organizatës së Bashkëpunimit Ekonomik në kryeqytetin e Uzbekistanit Tashkent, sipas zyrës së presidencës turke.

Erdogan është pozicionuar kundër Izraelit gjatë gjithë këtij konflikti, duke e etiketuar atë si pushtues dhe duke thënë se Hamasi nuk është një organizatë terroriste, raporton agjencia e lajmeve Tass.

Irani është mbështetësi më i madh i grupit militant Hamas, që ka ofruar armë dhe trajnim për luftëtarët e tij në vitet e mëparshme, megjithëse nuk ka pasur asnjë sugjerim ndërkombëtar se Teherani ishte i përfshirë drejtpërdrejt në sulmet e 7 tetorit ndaj Izraelit.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë