Bota

Erdogan fton Musk të investojë në Turqi me Tesla-n dhe kompaninë e satelitëve

Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan e ftoi Elon Musk të ndërtojë fabrikën e tij të ardhshme të Tesla-s në Turqi, njoftuan mediat shtetërore të vendit të hënën.

Erdogan të dielën u takua me kreun e Tesla dhe SpaceX në Nju Jork gjatë vizitës në SHBA për Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara. Të dy u takuan në Shtëpinë Turke në Manhatan.

“Duke kujtuar se me makinën elektrike turke Togg që doli në rrugët e Turqisë, Tesla hyri në tregun turk, Erdogan i bëri thirrje Musk të krijojë fabrikën e saj të radhës në Turqi”, raportoi agjencia shtetërore turke e lajmeve Anadolu, duke cituar drejtorinë e komunikimeve të vendit.

Erdogan ofroi gjithashtu mundësi bashkëpunimi me kompaninë e hapësirës ajrore të Musk, SpaceX dhe programin hapësinor të Turqisë, dhe ftoi shpikësin miliarder në Teknofest, festivali më i madh i aviacionit, hapësirës ajrore dhe teknologjisë në Turqi që zhvillohet nga fundi i shtatorit deri në fund të tetorit të këtij viti.

Musk u përgjigj se një numër furnizuesish turq po punojnë tashmë me Tesla-n dhe se Turqia "është ndër kandidatët më të rëndësishëm" për fabrikën e tij të ardhshme”, shkruante Anadolu. CNBC ka kontaktuar me drejtorinë turke të komunikimeve për deklaratën e plotë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë