Bota

Epstein, publikohet lista me 187 ‘kontakte’. Mes 150 emrave të njohur Klinton dhe Trump

Gazeta Si- Qindra faqe dokumente nga gjyqi i trafikimit seksual të milionerit Jeffrey Epstein, i cili kreu vetëvrasje në burg në vitin 2019, janë publikuar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Dokumentet përfshijnë më shumë se 150 emra gjithsej, duke përfshirë disa nga viktimat e Epstein dhe figura të shquara në biznes, politikë dhe media që lidheshin me milionerin dhe që kishin vizituar ishullin e tij privat.

Emrat u mbajtën sekret për vite me radhë derisa një gjykatës vendosi se nuk kishte asnjë justifikim ligjor për të vazhduar mbajtjen e tyre sekret.

Emrat e spikatur - Mes këtyre 150-180 identiteteve - të nxjerra nga një mijë faqe dokumentesh gjyqësore të bëra publike nga gjyqësori federal në Manhattan - përfshijnë ish-presidentin demokrat Bill Clinton dhe ish-presidentin republikan Donald Trump, Princin Andrew të Britanisë, Michael Jackson e David Copperfield, por pa asnjë referencë për sjellje të paligjshme ose të dënueshme nga ana e tyre.

Në rastin e Trump, miliarderi i Nju Jorkut përmendet në dokumente si një i njohur i Esptein, por nuk përmendet asnjë sjellje kriminale.

Sa i përket Klintonit, i cili ishte shumë më i afërt me Epstein dhe udhëtoi me të në vitet 2000, emri i tij përmendet dhjetëra herë, por pa një tregues të qartë të aktivitetit të paligjshëm.

CNN: Nuk ka zbulime bombë - Sipas CNN, megjithatë, faqet e para të dokumenteve të zbuluara nuk përmbajnë asnjë "zbulim bombë".

Lista kishte nxitur kuriozitet dhe spekulime në mediat sociale dhe shtypin ndërkombëtar, por nuk është një listë e "klientëve" dhe nuk nënkupton ndonjë akuzë për bashkëpunim në krimet e Epstein.

Siç specifikohet më tej nga transmetuesi amerikan, në fakt, shumë nga informacionet e përfshira në dokumente tashmë ishin bërë publike përmes mediave dhe procedurave të tjera gjyqësore.

Megjithatë, kjo është hera e parë që këto dokumente - të depozituara në gjykatë - lëshohen përmes sistemit ligjor.

Procesi gjyqësor - Zbulimet ishin planifikuar dhe pritur, duke u nisur nga një urdhër i lëshuar më 18 dhjetor nga gjyqtarja e Nju Jorkut, Loretta Preska.

Ky akt është rezultat i një procedimi shpifjeje kundër ish-të dashurës dhe bashkëpunëtores së Jeffrey Epstein, Ghislaine Maxëell - e cila po vuan një dënim me 20 vjet burg që nga viti 2022 - i sjellë nga një paditëse amerikane kundër çiftit, Virginia Giuffre.

Në dhjetor, gjyqtari Preska listoi 180 persona - duke përdorur numra dhe pseudonimin "Doe" - dhe urdhëroi që identitetet e tyre të "zbuloheshin plotësisht" në fillim të janarit.

Sipas tabloidit britanik “Daily News”, e cila zbuloi ekzistencën e kësaj liste, padia e Virginia Giuffre për shpifje kundër Ghislaine Maxwell daton në vitin 2016 dhe u zgjidh vitin e ardhshëm.

Por gazeta “Miami Herald” më pas ndërmori veprime civile për të fituar akses në dosje dhe për të hetuar rrjetin e Epstein.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë