Bota

Akuzuesja e Epstein zbulon: Kam parë video seksi me Trump, Klinton dhe Princin Andrew

Gazeta Si - Sarah Ransome, një nga akuzueset e Jeffrey Epstein, financierit që kreu vetëvrasje në vitin 2019 në burg, i pushtuar nga akuzat për pedofili, tha se kishte kopje të videove që dokumentonin takimet seksuale të personazheve të famshëm të kalibrit të Donald Trump, Bill Clinton, Princi Andrew dhe Richard Branson.

Lajmi u zbulua nga gazeta “New York Post” në bazë të një serie të re dokumentesh, të deklasifikuara nga Gjykata e Nju Jorkut ditët e fundit, mbi padinë për shpifje të ngritur nga Virginia Giuffre kundër të dashurës së Epstein, Ghislaine Maxwell.

Sipas Ransome, Trump kishte “marrëdhënie seksuale” me një nga mikeshat e saj në shtëpinë e financierit në Nju Jork.

Në një seri emailesh nga viti 2016, gruaja pretendon gjithashtu se ka kopje të kasetave seksuale të bëra nga Epstein pa dijeninë e disa VIP-ave që ai frekuentonte.

"Ajo më rrëfeu, - shkroi Ransome,  - ‘miqësinë’ e saj me Donald Trump, i cili dukej se e ishte dashuruar dhe që gjithmonë lavdëronte thithkat e saj të forta”.

Këto janë zbulime të cilat megjithatë duhen verifikuar, sipas “NYP”, duke qenë se në vitin 2016, vetë Ransome kishte mohuar gjithçka kur foli me një gazetare të kësaj gazete: “Do të doja të tërhiqja gjithçka që thashë”.

Një deklaratë që ajo e përsëriti më pas në vitin 2019 kur foli me një gazetar të “New Yorker”: "Kam shpikur historinë e videove për të tërhequr vëmendjen ndaj sjelljes së Epstein".

Fjalë, që u nënvizuan menjëherë nga këshilltari i Trump, Steven Cheung: "Këto akuza të pabaza janë tërhequr plotësisht, sepse janë thjesht të rreme".

Ndërsa zëdhënësja e Klintonit, Angel Urena, heshti. Çështja rrezikon të kompromentojë më tej imazhin e Trump në fillimin e zgjedhjeve paraprake republikane, edhe pse miliarderi ka arritur gjithmonë të kapërcejë skandalet seksuale i padëmtuar.

17 dokumentet e reja të publikuara së fundmi - për një total prej 327 faqesh - i shtohen ortekut të informacionit që është shfaqur ditët e fundit për rrjetin e të pasurve dhe të fuqishmëve të Epstein.

Midis tyre ishte Princi Andrew, i cili "kaloi javë" në vilën e tij në Palm Beach, Florida, ku thuhet se merrte masazhe "të përditshme".

Një vajzë, e identifikuar vetëm si Jane Doe 3, akuzoi gjithashtu Dukën e Jorkut se mori pjesë në një "orgji" me vajza të mitura gjatë një prej qëndrimeve të tij në ishullin privat të Epstein në Karaibe.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë