Politike

Enkelejd Alibeaj ankimon vendimin e Zhukrit: Të mos njihet Kuvendi i Sali Berishës

Partia Demokratike, e përfaqësuar me autorizim nga Enkelejd Alibeaj, dorëzoi këtë të hënë, ankimimin në Gjykatën e Apelit të Tiranës, ku kërkon prishjen e vendimit të gjykatës, që njohu Statutin e miratuar në Kuvendin e 11 Dhjetorit, thirrur nga Sali Berisha.

Vendimi i gjykatës bëri që ligjërisht në krye të PD-së të njihet Komisioni i Rithemelimit si organi drejtues i partisë, që aktualisht ka marrë edhe selinë.

PD kërkon nga Apeli prishjen e vendimit të 25 marsit dhe pushimin ose kthimin në hetim me trupë tjetër gjykuese.

Një ditë pas vendimit të gjykatës, PD e kallëzoi penalisht në SPAK gjyqtarin Agron Zhukri, ndërsa hapi i dyte ishte ankimimi i çështjes në gjykatën e Apelit, një lëvizje kjo e paralajmëruar më herët nga Enkelejd Alibeaj dhe disa njoftime që përcillen nga Facebook i PD-së që aktualisht administrohet nga lidershipi zyrtar i miratuar në kohën e Bashës


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë