Rend dhe Ligj

Ende në kërkim, Policia publikon fotot dhe emrat e 3 personave të tjerë

Policia e Shtetit ka publikuar 3 personat e radhës, që janë objekt i punës së Njësisë së Kërkimit, si pjesë e listës së 50 personave më të rrezikshëm në Shqipëri.

Bëhet fjalë për të dënuarin përjetë Flamur Ndino. Siç njofton policia, më 4 qershor 1995, në qytetin e Fierit, shtetasi Flamur Ndino, në bashkëpunim me shtetas të tjerë, ka rrëmbyer me qëllim trafikimi fëmijën e mitur J. L., 3 vjeç, banues në Fier. Ndino është dënuar me burgim të përjetshëm, nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprën penale “Rrëmbimi i fëmijës, i kryer në bashkëpunim”.

I dënuari tjetër me burg përjetë është Misir Tare. Më 30 maj 1993, në fshatin Pashalli, Berat, Misir Tare ka kryer vrasjen e shtetases L. T, bashkëshortja e tij dhe të prindërve të saj, shtetasit Xh. D dhe A. D.

Misir Tare

Tare është dënuar me burgim të përjetshëm, nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Berat, për veprën penale “Vrasja e trefishtë”.

Ndërsa i dënuari i tretë është Besnik Coka, me 25 vjet burg.

Më 25 gusht të vitit 1997, në vendim e quajtur “Ura e Setës”, në Dibër, shtetasi Besnik Coka, në bashkëpunim me persona te tjerë, ka vrarë shtetasin M. K. (punonjës policie).

Besnik Coka

Besnik Coka është dënuar me 25 vjet burg, nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Dibër, për veprat penale “Vrasja me paramendim” dhe “Armëmbajtja pa leje”.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë