Treg

Ende larg oferta që do të shpëtonte Alitalia-n nga falimentimi

Vendosen kushte për shtyrjen e prezantimit të ofertës që do të shpëtonte Alitalia-n nga falimentimi. Kërkesa prej më shumë se tetë javësh nga "Ferrovie dello Stato" dhe "Atlantia" është përballur me dyshime nga komisionerët dhe Ministri i Zhvillimit Ekonomik të qeverisë italiane Stefano Patuanelli, nga i cili pritet vendimi përfundimtar për shtyrjen e ofertave.

Për këtë komisionerët pretendojnë një rol më të madh, duke rikërkuar të kenë një "dialog të drejtpërdrejtë dhe të menjëhershëm me ofertuesin ".

Dhe në Ministrinë e Zhvillimit Ekonomik bëjnë të ditur se për vlerësimin final "në këtë pikë do të peshojë letra e Atlantias", ose letra e 2 tetorit, në të cilën kompania lidhi dosierin Alitalia me atë të koncesionit.

Ministria reagoi pas mbërritjes së letrës së pritur nga komisionerët, të cilët për ditë me radhë vlerësuan kërkesat e FS dhe Atlantia për të pasur të paktën 8 javë të tjera për të paraqitur ofertën detyruese.

Në letër manifestohet dyshimi i komisionerëve që, sipas burimeve të Ministrisë, i bashkohet në mendim edhe ministri Patuanelli, dyshues në mosprezantimin e ofertës dhe kërkesës "e gjykuar si e pamjaftueshme krahasuar me të njëjtën kërkesë të mëparshme, në të cilën kërkohej një shtyrje deri në 30 tetor për të prezantuar ofertën".

Letra lexohet nga Ministria si "pika e moskthimit", që tregon se "një zgjatje e mundshme do t'i nënshtrohet kushteve".

Që do të shkohej drejt një shtyrjeje tjetër e sugjeronte edhe vendimi i qeverisë së diëtve të shkuara që përfshiu në dekretin fiskal një hua të re prej 350 milionësh për paaftësi menaxheriale: çon në 1 miliard e 250 milionë likuiditetin total të derdhur në gati dy vjetë e gjsymë nga arka e shtetit në serbatorin e Alitalia.

Me t'u formalizuar termat e rinj, negociatat do të fillojnë përsëri nga "sqarimet" e kërkuara nga FS dhe Atlantia.

Në veçanti bëhet fjalë për Deltën, e cila ka thënë se është e gatshme të jetë pjesë e Alitalias së Re me 100 milionë, por nga e cila partnerët italianë presin që ajo të sjellë angazhimin e saj në një "kuotë të konsiderueshme", më e lartë se 10% aktual. Nga kjo varet edhe përkufizimi i strukturës aksionare të ndërmarrjes së re, në të cilën FS dhe Atlantia do të jenë në minorancë në lidhje me kuotat (nëse Delta futet në Alitalia me 12-15%, ata do të kishin 35-36.5%, pranë 15% të mbetur të Ministrisë ). Dhe më në fund, do të zgjidhej çështja e qeverisjes dhe zgjedhja e menaxhimit të lartë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë