Politike

Emrat e ekipit të ri dhe Kryesia, Basha rikthen Nishanin në PD

Të shtunën mblidhet Këshilli Kombëtar i Partisë Demokratike, i cili në rendin e ditës ka dy çështje shumë të rëndësishme, se pari zgjedhjen e kryesisë se re të Partisë Demokratike, por dhe zgjedhjen e sekretariati ekzekutiv dhe funksional.
Kryetari i PD-së, Lulzim Basha ka preferuar për herë të parë mbi bazën e të drejtës që i jep statuti i partisë që të publikojë 24 orë përpara mbledhjes së Këshillit Kombëtar.
Për 15 anëtarët që janë për t’u zgjedhur si anëtarë të Kryesisë së PD-së, kryedemokrati Lulzim Basha ka propozuar një listë prej 50 emrash. Pjesa më e madhe e të propozuarve janë anëtar të Kryesisë aktuale të PD-së, por se janë shtuar emrat e rinj që njihen si kundërshtar të Bashës, si Tomor Alizoti apo Genti Malko. Gjithashtu në këtë listën për kryesinë është përfshirë edhe emri i deputetes Rudina Hajdari, vajzës së liderit të dhjetorit ’90, Azem Hajdari.
Afrimi i Nishanit dhe sekretarët e rinj
Kryedemokrati bëri të ditur se do të propozojë ish-presidentin Bujar Nishanin, si kryetar të Këshillit Kombëtar të PD-së. Nishani ishte edhe kandidatura e vetme alternative. Basha ka vendosur që të mos ndryshojë nënkryetarët e PD-së, duke propozuar sërish në këto poste Edi Palokën dhe Edmond Spahon. Ai bëri të ditur se kjo do të jetë si një kërkesë për votëbesim ndaj dy nënkryetarëve.
Basha propozon largimin e Arben Ristanit nga posti i sekretarit të Përgjithshëm të PD-së. Në vend të tij ka propozuar dy kandidatura ish-ministrin e Drejtësisë, Gazment Bardhi dhe Dorjan Telitin, ekspertin për Çështjet Ekonomike në PD. Ristani është propozuar të jetë kryeta ri komisionit të Apelimit.
Si sekretar Organizativ, propozohen këto dy emra Sahit Dollapi, ish-kreu i KESH-it dhe Lulzim Omuri, që vjen nga strukturat e FRPD. Ky post është mbajtur nga ana e Enno Bozdos.
Për postin e sekretarit për Çështjet Ligjore, janë propozuar Çlirim Gjata, jurist, ish-kreu i KQZ-së dhe Marinela Ziu. Ivi Kaso dhe Dorjan Gjonmarkaj propozohen si kandidatë për Sekretar për Çështjet Zgjedhore; ndërsa Ervin Minarolli dhe Minushe Lazaj, Sekretar për Burimet Njerëzore (post që është mbajtur nga Fatbardh Kadilli).
Halim Kosova propozohet të mbajë sërish postin e Kryetarit të Komisionit të Integritetit dhe Etikës, ndërsa Jemin Gjana si Kryetar i Komisionit Zgjedhor dhe ish-zv.ministri i Financave, Alfred Rushaj si Kryetar i Bordit Financiar.
Neni 52 i Statutit të PD-së parashikon se Kryesia përbëhet nga Kryetari i Partisë; Nënkryetarët e Partisë; Sekretari i Përgjithshëm, dhe Sekretarët Funksionalë të zgjedhur nga Këshilli Kombëtar; Kryetarët e organizatave partnere; 15 (pesëmbëdhjetë) anëtarë të zgjedhur me votim të fshehtë nga Këshilli Kombëtar, nëpërmjet një numri kandidaturash të paktën sa dyfishi i numrit të vendeve vakante dhe se zëdhënësi i Partisë, si dhe Sekretari për Marrëdhëniet Ndërkombëtare që emërohen nga Kryetari i PDSH-së.

Përveç zgjedhjes së strukturave drejtuese, PD në mbledhjen e Këshillit Kombëtar pritet të marrë vendim edhe për situatën politike, që janë për nisjen e protestave popullore. Në këtë mbledhje pritet të shpallet qëndrimi politik nëse janë për shkuarjen në zgjedhje me një qeveri tranzitore, pa kryeministër Edi Ramën, duke kërkuar njëherësh edhe zgjedhje të parakohshme parlamentare.

Sekretariati/ Propozimet e kryetarit të PD 
Gazment Bardhi – Dorjan Teliti, Sekretar i Përgjithshëm
Çlirim Gjata – Marinela Ziu, Sekretar për Çështjet Ligjore
Sahit Dollapi – Lulzim Omuri, Sekretar Organizativ
Ivi Kaso – Dorjan Gjonmarkaj, Sekretar per Ceshtjet Zgjedhore
Ervin Minarolli – Minushe Lazaj, Sekretar per Burimet Njerëzore
Propozime për organe statutore
Bujar Nishani - Kryetar i Këshillit Kombëtar
Halim Kosova Kryetar i Komisionit te Integritetit dhe Etikës
Jemin Gjana Kryetar i Komisionit Zgjedhor
Arben Ristani Kryetar i Komisionit të Apelimit
Alfred Rushaj Kryetar i Bordit Financiar

Kërkesë për votëbesim:

Edi Paloka - Nënkryetar
Edmond Spaho - Nënkryetar

Anëtarë të kryesisë ex officio:
Kryetarja e LDG Albana Vokshi
Kryetari i FRPD Belind Këlliçi

Rivalët për 15 vendet në Kryesi
Agron Shehaj
Aldo Bumci
Arben Beqiri
Arben Ibro
Avenir Peka
Bardh Spahia
Besart Kadia
Dhurata Çupi
Dritan Shano
Dorjan Gjonmarkaj
Endri Hasa
Enkelejd Alibeaj
Enkelejda Sallaku
Enno Bozdo
Enri Çeno
Ervin Salianji
Fatbardh Kadilli
Fatbardha Kadiu
Fatbardh Sallaku
Fitim Zekthi
Flamur Hoxha
Flamur Noka
Florjon Mima
Gazmend Koduzi
Genc Pollo
Gent Strazimiri
Genti Malko
Gerti Bogdani
Grida Duma
Izmira Ulqinaku
Jamarber Malltezi
Jorida Tabaku
Kastriot Sulka
Klevis Balliu
Kreshnik Çollaku
Ledina Mandia
Luciano Boçi
Lindita Metaliaj
Mateo Spaho
Nada Meçorapja
Nevila Xhindi
Ndricim Mehmeti
Oerd Bylykbashi
Orjola Pampuri
Roland Bejko
Rudina Hajdari
Tomorr Alizoti
Tritan Shehu
Valentina Duka
Xhemal Gjunkshi


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë