Sport

Emocione dhe parakalime, por në fund triumfon “kokëkuqja”

Më në fund emocione dhe spektakël në një garë të Formula 1. Dhe kjo lloj performance e makinave më të shpejta në planet rikthehet pikërisht në Çmimin e Madh të Britanisë në Sileverstone, aty ku triumfator është rikthyer edhe skuadera italiane Ferrari. Gara ka dhuruar me shumë emocione e rivalitet, por emocionet më të mëdha nga të gjithë janë përjetuar në fund, aty ku dy pilotët e kokëkuqes kanë bërë parakalime shumë të bnukura, duke kënaqur të gjithë tifozët mbarë botën

Në vendin e parë garën e mbylli, Sebastian Vetel, që parakaloi 5 xhiro nga fundit finlandezin Valtteri Bottas, i cili deri në ato momente kryesonte garën, duke korrur një fitore të merituar dhe thellon akoma dhe më shumë diferencën me Hamilton në renditjen e përgjithshme për poliot. Piloti britanik, Lujis Hamilton u rendit i dyti me makinën Mercedes, një garë që nisi keq për të, por që rikuperoi. Hamilton u ndihmua shumë në garën edhe pas futjes në pistë dy herë të makinës së sigurisë. Ndërkohë një vend në ka siguruar edhe Kimi Raikkonen, që zuri shkallën e tretë me makinën tjetër Ferrari.

Foto ilustruese (Raikonen me Vetel pas një gare)

Gara nisi me surpriza, për shkak se pas kthesave të para ka një kontakt mes Ferrari-t të Kimi Raikonen dhe Mercedes-it të Ljuis Hamilton. Britaniku, që e startoi keq garën, del jashtë piste pas kontaktit dhe përfundon i fundit, duke humbur kreun por njëkohësisht edhe kontaktin me më të mirët. Sakaq finlandezi i “kokëkuqes”, Raikonen dënohet me 10 sekondat penalitet pas përplasjes dhe humbet gjithashtu diçka në renditje.

Ndërkohë që, në krye ndodhet Sebastian Vettel me Ferrari. Gjermani pas startit të mirë bëri një garë të qëndrueshme dhe pa shumë luhatje, duke e mbajtur për pjesën më të madhe të garës pas vetes Valtteri Bottas me Mercedes.

Por edhe pse i detyruar të shkojë i fundit pas kontaktit që pati me Raikonen, Hamilton ia arriti të bëjë një rikuperim fantastic. Pas 20 xhirosh, duke përfituar edhe nga ndalesat në bokse të rivalëve ngjitet deri në vendin e tretë, por në këtë moment u detyrua që të futet në bokse për të ndërruar gomat dhe zbret në vendin e gjashtë, që gjithësesi është një pozicion i kënashëmEmocione të forta ka edhe në xhiron e 33-të, kur Ericsson me Sauber përplaset me barrierën mbrojtëse dhe në pistë hyn makina e sigurisë. Pilotët hyjnë sërish në bokse, me përjashtim të dy makinave Mercedes, duke e bërë akoma edhe më intersante fundin e garës.

Pas aksidentit mes Sainz e Grosjean, u desh ndërhyrja sërish e makinë së sigurisë, duke bërë që 10 xhirot e fundit të jenë spektakolare me shumë parakalime që deri diku ishin edhe të rrezikshme. Bottas e mbyll garën i katërti edhe pse kërkoi që të mbrohet, por pa sukses, pasi u parakalua nga Vetel, Hamilton e Raikonen, që u ngjiten në podium.

Një garë për t’u harruar për skuderinë austriake, Red Bull, me Verstapen që nuk e mbylli dot garën, ndërsa Daniel Riçiardo, u klasifikua vetëm në vendin e pestë. Pas kësaj gare Vetel shkon në 8 pikë avantazh karshi Hamilton, ndërkohë që gara e radhës është pas dy javësh, në Gjermani. Këtë sezon, skuderia Ferrai kërkon të rikthehet tek triumfi që mungon prej gati në decade, që është shumë për një makinë si “kokëkuqja”që është mësuar të fitojë. Në këtë sezon ata janë pretendentë për të triumfuar në të dyja kategoritë, por fundi do e tregojë se çfarë do të ndodhë, nëse do të vijojë kjo formë tek makina Italiane.

Për të gjithë fansat e Formula 1 gara e Silverstone ishte një rikthim në vitet 1990-2000, kur rivalizonin 2 makina Mercedes me dy makina Ferrari. Atëherë duelonin Shumaker me Mika Hakinen, ndërsa tashmë në pistë rivalët kanë ndryshuar, por fundi mbeti sërish i njëjtë, në fund gjithmonë fiton Ferrari.

Foto ilustruese (Mika Hakinen dhe Majkëll Shumaker)

Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë