Politike

Emigrantët, Rama: Marrëveshja do kalojë në Kuvend, operacioni 100% përgjegjësi e Italisë, i befasuar nga e majta italiane

Kryeministri Edi Rama ka dhënë një tjetër intervistë për median italiane lidhur me marrëveshjen për ngritjen në Shqipëri të dy kampeve për strehimin e migrantëve të kapur në det nga anijet italiane.

Rama tha se marrëveshja me kryeministren italiane Giorgia Meloni do të ratifikohet në parlament dhe se Shqipëria nuk është e hapur për marrëveshje të tilla me vendet e tjera. 

“Ky operacion do të jetë 100% përgjegjësi e palës italiane, në çdo aspect. Ligjet tona në këtë pikë janë të qarta: marrëveshja do të ratifikohet nga Parlamenti në javët në vijim”, tha Rama për Corriere.it.

A është kontaktuar nga vende të tjera europiane pas marrëveshjes me Italinë?

"Jo. Dhe ne nuk do të jemi për asnjë kërkesë, ashtu siç nuk ishim për kërkesa të ngjashme përpara se të na kërkonte Italia. Në Romë nuk mund të thonim jo sepse kemi një borxh mirënjohjeje që nuk do të mund ta shlyejmë kurrë, por që nuk duhet ta harrojmë kurrë”.

A është i pakënaqur me reagimin e Partisë Demokratike Italiane?

"Kam qenë i befasuar. Ata kanë të drejtë të kundërshtojnë dhe kritikojnë qeverinë e tyre, por nuk ka asnjë arsye për të përfshirë PS dhe ekzekutivin shqiptar. Qeveritë vijnë e shkojnë, interpretimet e socializmit ndryshojnë, por Shqipëria dhe Italia janë gjithmonë aty, të lidhura pazgjidhshmërisht në ditët e mira dhe të këqija”.

Rama vërejti se nuk ka pasur asnjë kontakt qoftë edhe informal me pjeën tjetër të PSE për këtë cështje

Ai  tha gjithashtu se nuk ka asnjë arsye që mes emigrantëve të ketë terroristë

“Nuk ka asnjë arsye për të pasur frikë. Thjesht duhet të kemi vullnetin dhe kujdesin për të përmbushur këtë angazhim duke respektuar dinjitetin njerëzor dhe rregullat e vendosura për funksionimin e këtij operacioni të përbashkët, të cilat përfshijnë edhe kontrollin nga agjencitë e sigurisë të të dy vendeve”.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë