Mjedis

Emetimet globale të karbonit mund të reduktohen me 700 milionë tonë në vit nëse të gjithë do të përdornin biçikletën 2.6 km në ditë

Një studim i ri ka zbuluar se nëse të gjithë udhëtojnë me biçikletë vetëm 2.6 km në ditë në vend se të përdorin makinën, ne mund të reduktojmë emetimet globale të karbonit me 686 milionë ton çdo vit.

Këto gjetje bazohen në një vlerësim global të prodhimit, pronësisë dhe përdorimit të biçikletave sipas vendeve nga viti 1962 deri në 2015 nga Universiteti i Danimarkës Jugore.

Gjithashtu, në studim u zbulua edhe se personat që përdorin biçikletën për të udhëtuar kanë më pak gjasa të jenë obezë.

Sektori i transportit përbën një të katërtën e emetimeve globale të gazeve serrë të lidhura me karburantin, ku gjysma vjen nga automjetet private.

“Çiklizmi është i njohur për reduktimin e emetimeve, por ai luan vetëm një rol të vogël në transport në shumicën e vendeve”, zbuluan autorët.

Për të hetuar rolin e mundshëm të biçikletës në transportin e qëndrueshëm rrugor, shkencëtarët mblodhën të gjitha të dhënat e disponueshme për pronësinë dhe përdorimin e biçikletave për 60 vende.

Të dhënat e publikuara në Communications Earth and Environment, treguan se prodhimi global i biçikletave u rrit me një ritëm më të lartë se makinat.

Kina përbënte 65.7 për qind të prodhimit global të biçikletave në vitin 2015, e ndjekur nga Brazili, India, Italia dhe Gjermania.

Të dhënat zbuluan gjithashtu se edhe pse disa vende kishin shumë biçikleta, kjo nuk tregoi se kishte domosdoshmërish përdorim më të madh të biçikletave pasi çiklizmi përbënte më pak se 5 për qind të udhëtimeve ditore në shumicën e vendeve.

Autorët pohojnë se kjo mund të jetë për shkak se disa popullata e shohin çiklizmit si një aktivitet rekreativ dhe jo një mjet transporti.

Për të zhvendosur këto perceptime dhe për të reduktuar emetimet e gazeve serrë, autorët sugjerojnë që ne duhet të mësojmë nga vende të tilla si Danimarka dhe Holanda.

Këto vende kanë përdorim të lartë të biçikletave dhe vdekje të ulëta nga çiklizmi, që mendohet se janë rezultat i infrastrukturës së mirëzhvilluar të çiklizmit dhe terreneve të sheshta.

Studiuesit thonë se populli holandez dhe danez kanë një ndërgjegjësim më të lartë mjedisor në krahasim me vendet e tjera.

Për të shfrytëzuar përfitimet e mundshme klimatike, autorët sugjerojnë që autoritetet të promovojnë në mënyrë aktive çiklizmin si një mënyrë transporti.

Kjo do të ishte duke zbatuar politika për të dekurajuar përdorimin e makinave përmes taksave, duke ndërtuar korsi efektive për çiklizëm dhe edukim pro biçikletave.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë