Politike

Emergjenca energjitike do të menaxhohet nga Ahmetaj, gjendja zgjat deri në prill

Akti i gjendjes së emergjencës në furnizimin me energji elektrike është një propozim i përbashkët i zv.Kryeministrit Arben Ahmetaj dhe ministres së Energjisë, Belinda Balluku.

Vendimi i Qeverisë përmban gjashtë pika. Ai sanksionon "ngritjen e grupit ndërinstitucional për menaxhimin e emergjencës në furnizimin me energji elektrike, që drejtohet nga Zëvendëskryeministri dhe ka në përbërje ministrin e Infrastrukturës dhe Energjisë, ministrin e Financave dhe Ekonomisë dhe çdo përfaqësues nga institucione të tjera, që vlerësohen të nevojshëm nga Zëvendëskryeministri".

Shoqëritë “KESH”, sh.a., “OST”, sh.a., dhe “OSHEE Group”, sh.a., sipas këtij vendimi duhet të pezullojnë planet e investimeve, përveç investimeve të domosdoshme për ushtrimin e veprimtarisë.

Ministri e Financave ngarkohet që të gjejë paratë për importin e energjisë që të shmangen ndërprerjet. Këtu lihet hapësirë edhe për marrje borxhi.

Gjendja e emergjencës në furnizimin me energji elektrike i shtrin efektet deri më 15 prill 2022.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë