Keshilla

Ëmbëlsira e vjeshtës

Një ndër ëmbëlsirat që gatuhet më shumë në vjeshtë, është ëmbëlsira me mollë. Kjo ëmbëlsirë është e stinës ndaj nuk ka si të mos jetë e shijshme. Për 4 mollë  të pjekura do të ju duhen :

4 mollë mesatare
gjysmë filxhani tërshëre të bluar

gjysmë filxhani sheqer ngjyrë kafe
2 lugë të vogla kanellë
1 lugë xhenxhefil
250 gram gjalpë
Përgatitja:
Në një enë përzieni kokrrat e bluara të tërshërës, sheqerin dhe erëzat. Mollëve të pastruara më pare i heqim pjesën e brendshme të farave dhe i mbushim me përzierjen. Në majë të secilës mollë vendosim pak gjalpë dhe 1/4 e filxhanit të ujit . Piqini në furrë për 1 orë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë