Futboll

Emanuel Egbo merr drejtimin e Prishtinës, zëvendëson Debatik Currin

Gazeta Si – Nga kampionati shqiptar në atë kosovar. Emanuel Egbo, një emër i njohur në futbollin tonë si portier fillimisht dhe më pas si trajner, ku ka fituar edhe titullin kampion me Tiranën, është emëruar zyrtarisht trajner i Prishtinës.

“Ish-trajneri kampion me Tiranën 2019/20, Emanuel Egbo, 50-vjeçar nga Nigeria me shtetësi shqiptare, është emëruar kryetrajner i ri i skuadrës sonë. Egbo ishte portier i shumë skuadrave, ndër to edhe Bylys e Tirana, kurse më vonë edhe si trajner i portierëve dhe kryetrajner i të dy këtyre skuadrave.

Egbo në punën e tij në ekipin e Prishtinës do të ndihmohet nga afër nga trajneri nga Shqipëria, Eldiano Topi”, - shkruhet në njoftimin zyrtar të klubit të Prishtinës.

Në stolin e skuadrës së njohur kosovare Egbo do të zëvendësojë ish-lojtarin e Kombëtares shqiptare dhe Tiranës, Debatik Curri. Ky i fundit u largua së fundi me konsensus nga detyra e trajnerit. Egbo e flet mirë gjuhën shqipe, kështu që nuk do të ketë problem me përshtatjen te Prishtina, që synon të jetë ndër klubet kryesorë në futbollin kosovar.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë