Futboll

Elseid Hysaj ka arritur akordin me Lacion, zyrtarizimi pas 30 qershorit

Disa detaje të fundit ndajnë zyrtarizimin e Elseid Hysajt te Lacio. Mbrojtësi i Kombëtares thuajse ka mbyllur gjithçka me klubin e ri, ku drejtor sportiv është ish-kapiteni kuqezi Igli Tare dhe trajner ai që e ka lançuar shkodranin në futbollin e madh, Mauricio Sarri.

Sipas prestigjiozes italiane, “La Gazzetta dello Sport”, palët kanë arritur akordin dhe zyrtarizimi do të bëhet pas datës 30 qershor, kur përfundon kontrata e tij me Napolin. Hysaj, po sipas gazetës italiane, do të përfitojë mbi 1.5 milionë euro në sezon te Lacio, ku do të firmosë një kontratë 4-vjeçare.

Elseid Hysaj, 27 vjeç. Gazeta Si, 14 qershor 2021

Mbrojtësi shqiptar ishte një ndër emrat kryesorë në listën e kërkesave të trajnerit Sarri për të forcuar organikën. Dhe klubi po ia plotëson dëshirën. Fanella e Lacios do të ishte e 3-ta në Serinë A për Elseid Hysajn, pas atyre të Empolit dhe Napolit. Në moshën 27-vjeçare, shkodrani është më i mjekur se kurrë si futbollist.

Sa u takon kuqezinjve, ka bërë prezantimin te skuadra e re mesfushori Ylber Ramadani. Kosovari ka lënë Vejlen në Danimarkë dhe ka nënshkruar në Hungari, me skuadrën e MTK Budapest.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë