Futboll

Eliminimi i Kosovës, Rashica: Ishte ndeshja e jetës, por nuk mund të luaja

Në qendër të kritikave pas humbjes 2-1 të Kosovës në Shkup ndaj Maaqedonisë së Veriut, ishin tre lojtarët që munguan: Vedat Muriqi, Amir Rrahmani dhe Milot Rashica. Tre titullarët më të rëndësishëm të dardanëve nuk mundën të viheshin në dispozicion të trajnerit Bernard Shaland për shkak të situatës së krijuar nga Koronavirusi dhe për shkëk dëmtimi, siç është Rashicës.

Pas Rrahmanit dhe Muriqit, në rrjetet sociale ka reaguar edhe Rashica, duke iu përgjigjur tifozëve, shumë prej të cilëve i konsideruan “tradhtarë” këta tre futbollistë. Milot Rashica shpjegon me detaje për të gjithë ata që kanë dyshime, se ishte vetëm gjendja fizike që e pengoi të luante në atë që ai e quan “ndeshjen më të rëndësishme të jetës”. Ja çfarë shkruan konkretisht Rashica:

Milot Rashica gjatë një ndeshjeje me Kosovën. Gazeta Si, 11 tetor 2020

“Të gjithë e kemi ditur rëndësinë e ndeshjes kundër Maqedonisë së Veriut dhe dëshira ka qenë shumë e madhe të jem bashkë me grupin. Për mua personalisht do të ishte ndeshja më e rëndësishme deri tani ne jetën time, por që nga ndeshja Moldavi-Kosovë, ku kam pësuar lëndim në gju, nuk jam stërvitur as edhe një herë të vetme bashkë me ekipin (afër 5 javë) dhe kam munguar në 4 ndeshjet e para zyrtare të sezonit te ri. Dhe përveç dhimbjes në gju kam qenë dhe jam larg me përgatitjet fizike për ç’ka edhe nuk kisha mundur ta jap kontributin tim në at ndeshje. Ndjeva obligim që ta bëjë këtë sqarim, pasi pash reagimin e njerëzve”.

Kosova nuk arriti të shkonte në finalen e “Play-off”-it në Ligën e Kombeve, ku do të ndeshej me Gjeorgjinë për një “biletë” që do t’i garantonte pjesëmrrjen e parë historike në Europian. Humbja në Shkup ka sjellë shumë reagime dhe kritika nga ana e tifozëve kosovarë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë