Futboll

Eliminatoret EURO 2022/ Shqipëria e femrave mundet thellë në Skoci

Shqipëria e femrave në futboll është mundur thellë në Skoci, 3-0, në ndeshjen e 6-të në grup për eliminatoret e “Euro 2022”. Ishte një ndeshje që vlente sa për statistika, pasi humbja e vajzave të drejtuara nga trajneri Armir Grima ishte thuajse e sigurt.

Kombëtarja jonë rezistoi deri në minutën e 37-të, kur Rachel Corsie shënoi golin e parë për Skocinë. Dy golat e tjerë për skuadrën vendëse u shënuan në fundin e ndeshjes nga Weir, fillimisht në minutën e 75-të, pas një devijimi të njërës prej mbrojtëseve kuqezi, si dhe në shtesë me penallti.

Shqipëria, që bën pjesë në Grupin E, ka vetëm 3 pikë në 6 ndeshje, me 1 fitore dhe 5 humbje. Pas skuadrës sonë është vetëm Qipro me 0 pikë, ndërkohë që grupi udhëhiqet nga Finlanda me 10 pikë. Ndeshjet e radhës Shqipëria i ka me Qipron në fushën tonë, më 27 nëntor 2020, më pas do të luajë më Portugalinë, më 1 dhjetor 2020.

Skoci–Shqipëri 3-0
Golat: Corsie 37’, Weir 76’, 93’ (11m)

Skoci: Alexander, Mitchell, Corsie, Godfrey, Boyle (46’ Smith), Weir, Hanson, Ross (60’ Crichton), Emslie, Graham (60’ Thomas), Cuthbert. Trajnere: Shelly Kerr
Shqipëri: Hyska, Elezaj, Curraj, Rrahmani, Bajraktari, Maliqi (94’ Mustafa), S.Maliqi, Bajramaj (66’ Maksuti), Doçi, Hamidi (73’ Krasniqi), Gjini, Franja. Trajner: Armir Grima
Gjyqtare: Graziella Pirriatore (ITA), Lucia Abruzzese (ITA), Tiziana Trasciatti (ITA)
Kartonë të verdhë: Boyle / Bajramaj, Doçi, Rrahmani, Elezaj


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë