Rend dhe Ligj

Elbasan, përfshihet nga flakët “Benzi” i policit të Krimeve

Përfshihet gjatë natës nga flakët automjeti i punonjësit të Policisë Kriminale, Marius Mema, në lagjen nr.5 në Elbasan.

Policia njofton se është djegur pjesërisht mjeti tip “Benz”, i cili ka qenë i parkuar para banesës së policit.

Makina e djegur

Dyshohet se ngjarja është e qëllimshme dhe mund të jetë bërë për shkak të detyrës së tij.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkakut të zjarrit dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë