Lajme

Elbasan, nëna 25-vjeçare ndërron jetë një orë pas lindjes

Një nënë e re 25-vjeçare ka ndërruar sot jetë në Maternitetin e Elbasanit.
Mësohet se 25-vjeçarja ka humbur jetën, vetëm një orë pas operacionit të lindjes.
Pas operacionit, e reja ka ndërruar jetë pasi ka pësuar arrest kardiak. Ndërkohë, foshnja është në gjendje të mirë shëndetësore.
Familjarët e vajzës hedhin akuza mbi personelin mjekësor për pakujdesi.
Në ambientet e spitalit kanë mbërritur edhe forcat e policisë.
Ndërkohë që hetimet pritet të zbardhin shkakun e vdekjes së nënës 25-vjeçare dhe nëse ka pasur apo jo neglizhencë nga ana e bluzave të bardha në dhënien e ndihmës mjekësore në kohë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë