Rend dhe Ligj

Elbasan, grabitet me armë një argjendari

Një argjendari është grabitur mesditën e sotme në qytetin e Elbasanit. Mësohet se ngjarja ka ndodhur rreth orës 12:30 në një argjendari shumë pranë Drejtorisë së Policisë së Elbasanit.

Një person i maskuar dhe i armatosur është futur në argjendari dhe ka kërcënuar shitësen dhe duke marrë sende me vlerë.

Punonjësja ka qenë vetëm dhe siç duket nga kjo ka përfituar dhe autori, i cili e ka kërcënuar dhe ka marrë një sasi parash.

Policia ka nisur hetimet për ngjarjen duke marrë dëshminë e punonjëses dhe të personave që gjendeshin pranë. Ndërkohë janë sekuestruar edhe pamjet e kamerave të sigurisë të vetë argjendarisë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë