Lajme

Elbasan, Gjykata i konfirmon mandatin Llatjas

Gledjan Llatja është zyrtarisht kryetar i Bashkisë së Elbasanit edhe me vendim gjykate. Është konfirmuar mandati i fituar nga Gledjan Llatja për të drejtuar Elbasanin në 4 vitet e ardhshme.
Vendimi është dhënë nga gjyqtarja Pajtime Fetahu.
Llatja ka zëvendësuar kryebashkiakun Qazim Sejdini, i cili e ka drejtuar Elbasanin prej tri mandatesh. Vendimi është marrë ditën e sotme, pas kërkesës së dorëzuar nga vetë kryebashkiaku Llatja në Gjykatën e Elbasanit për vërtetimin e mandatit.
Më 30 qershor, Gledian Llatja nuk kishte kandidat përballë për Bashkinë e Elbasanit, kjo pasi opozita nuk vendosi të marrë pjesë në zgjedhje, dhe as Partia Bindja Demokratike nuk kishte kandidatë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë