Rend dhe Ligj

Dy të vetëvarur në Elbasan, djali i një biznesmeni dhe një pronar exchange

Një ngjarje e rëndë është raportuar nga Qarku i Elbasanit. Djali i një çifti që ka biznese në qytetin e Përrenjasit është gjetur i pajetë në masivin pyjor të Stravajt.

Mësohet se 28-vjeçari Flori Albrahimi pasditen e kësaj të hëne është gjetur i vetëvarur në pyll rreth 300 metra larg banesës së dajës së tij, ku kishte shkuar mysafir në fundjavë.

Ai ishte baba i një foshnje 6-muajshe dhe jetonte në kushte shumë të mira në qytetin e Përrenjasit. Mbetet mister shkaku i vetëflijimit të tij.

Më herët, po në Qarkun e Elbasanit i dha fund jetës një biznesmen i njohur.

Biznesmeni Tan Sanço, i cili ishte pronari i një exchange në qytetin e Elbasanit u gjet i vetëvarur në banesë. Ngjarja ka ndodhur në një nga lagjet në afërsi të qytetit të Elbasanit. Nuk janë të qarta rrethanat që e kanë çuar biznesmenin e njohur drejt vetëflijimit.

Biznesmeni është gjetur i pajetë nga familjarët dhe dyshohet se ishte vetëmbytur me kabullin e antenës së televizorit, të cilin e kishte lidhur me lak në mënyrë të trefishtë në tavanin e banjos.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë