Policia e Elbasanit ka arrestuar një person të dyshuar për një sërë vjedhejsh në këtë qytet, si dhe ka shpallur në kërkim një të dytë.
Është arrestuar shtetasi Frederik Maranaku, 34 vjeç, banues në lagjen “28 Nëntori”, ndërsa në kërkim është shpallur shtetasi E.V., 29 vjeç, banues në lagjen “Luigj Gurakuqi”.
Të dy kanë një veprimtari kriminale në fushën e vjedhjes së pronës, si biçikleta, motorë, dyqane, etj.
Materialet hetimore i kanë kaluar Prokurorisë për veprime të mëtejshme për veprën penale të "Vjedhjes, të kryer në bashkëpunim”, të parashikuar nga neni 134/2 të Kodit Penal.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.